plazhi i ksamilit

Përvoja negative 1/Kreu i Agjencisë së Bregdetit ka një ankesë serioze. Nuk e dëgjon kush...

Postuar në 08 Korrik, 2017 23:11

Të shkruajnë më gërma të mëdha ankesat e tyre për administratën, sepse siç thotë kryeministri ai do të bashkqeverisë me njerëzit për katër vjet. Duke sugjeruar modestisht, që mos ta hajë njeri këtë karamele që u ngjan atyre monedhave që dikur turistët u hidhnin fëmijëve shqiptarë që u rendnin nga pas me pak fjalë anglisht, duhet të kujtojmë se kjo mënyrë e drejtimit me frymë kapanoni, do dëmtojë rëndë atë reformim të administratës dhe forcim të institucioneve. Mbani mend para disa muajsh një spot publicitar që dilte thuajse në çdo faqe të mediave online për të ashtuquajturit Sinjalizues?

Subscribe to RSS - plazhi i ksamilit