petraeus

David Petraeus del si emri më i ri për detyrën e Sekretarit të Shtetit

Postuar në 28 Nëntor, 2016 17:13

“Bloomberg” raporton se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po konsderon gjeneralin David Petraeus si kandida për sekretar Shteti. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda stafit të Trump, i cili thuhet se do të zhvillojë një takim me Petraeus sot në kullën Trump. Emri po krijon debat për shkak të së kaluarës së Petraeus, i cili u përfshi në një çështje me rrjedhje informacioni të klasifikuar. Nga pikëpamja e integritetit gjenerali nuk ka të sharë, ai ka qenë për disa kohë edhe drejtues i CIA-s.

Ish-drejtori i CIA-s në administratën Obama, David Petraeus, mund të jetë sekretar për Veteranët në presidencën Trump

Postuar në 19 Nëntor, 2016 18:01

Në një intervistë për Al Jazeera, ish-drejtori i CIA-s nën administratën Obama, gjenerali me katër yje, David Petraeus, nuk ka mohuar që ka një ofertë për sekretar për Çështjet e Veteranëve. Trajtimi i tyre ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të Trump. Më poshtë intervista, minuta 05:00"

Subscribe to RSS - petraeus