permbysja qeveria

Partia e Freskut e hedh njëherë llafin për revolucion

Postuar në 08 Nëntor, 2018 19:33

Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike në Parlament, ka arritur në fund të fundit një fitore propagandistike: ka ngulitur idenë se qeveria aktuale ka lidhje organike me krimin. E ka bërë këtë në mënyrë metodike, të vazhdueshme, me dhe pa LSI-në në qeverisjes dhe ka patur edhe fatin e një ekipi, skandalet e të cilit nuk kanë të sosur. Megjithatë PD-ja nuk ka krijuar frymën e nevojshme për ndryshim, ndonëse së fundmi ka nisur të flasë edhe për përmbysje. Pak më herët z. Berisha fliste për revolucion, term ky që nxiste proporcionalisht acarimin parlamentar të Flamur Nokës.

Subscribe to RSS - permbysja qeveria