pergjimi

Komisari i Dritës*

Postuar në 08 Qershor, 2016 13:02

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili është nën hetim nga Prokuroria për pengimin e veprimeve që çojnë në zbardhjen e së vërtetës për çështjen e pajisjes së Interforcës italiane i qëndroi sot retorikës se kjo nuk është një çështje ligjore, por një betejë parimore mes të mirës dhe së keqes.

Ministri tha se vendimi i Gjykatës për të pezulluar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është politik dhe i ndërmarrë nga një prej anëtarëve të Frontit të së Keqes, duke përdorur termin e shpikur një ditë më parë nga kryeministri.

Pajisja përgjuese, kryeministri i kërkon ndjesë publike Italisë

Postuar në 07 Qershor, 2016 16:23

Pas veprimeve të sotme të prokurorisë dhe shkarkimit, me vendim gjykate të drejtorit të Policisë, Haki Çako, kryeministri ka reaguar me këtë deklaratë:

"Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Në kufijtë e një incidenti diplomatik me Italinë. Tërhiqet nga Shqipëria kreu i Interforza-s, Grillo

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:49

Disa media bëjnë me dije se sot është tërhequr nga Shqipëria, kreu i Misionit Interforza, Michelle Grillo. Nuk jepen arsyet zyrtare, por interpretimet e lidhin Grillon me skandalin e pajisjes përgjuese për të cilën sot u dha goditja në Policinë e Shtetit(http://www.balkanweb.com/site/pajisja-e-pergjimit-italia-terheq-nga-shqiperia-shefin-e-misionit-te-interforces/).

Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:17

Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.

Artur Zheji: Janë dy video me dy ministra. Një këtu në Shqipëri, njëra jashtë. 2 milionë euro janë hedhur për të bllokuar njërën

Postuar në 02 Qershor, 2016 22:50

Artur Zheji, opinionist, ka deklaruar në studion e “Opinion” se qarkullojnë aktualisht dy video me material erotik për dy ministra. “Njëra është në një ministri këtu në Tiranë, kurse tjetra është jashtë. Mentor Kikia i Top-Channel ka sjellë disa frame për 360gradë. Flitet se një nga personat e përfshirë ka hedhur 2 milionë dollarë për ta bllokuar videon e tij”, tha Zheji.

ABC NEWS: Sajmir Tahiri kërkon nga prokuroria hetim për përgjimin e tij në zyrë

Postuar në 02 Qershor, 2016 16:00

Sajmir Tahiri është përgjuar në zyrën e tij. Të paktën këtë raporton televizioni “ABC NEWS” sipas të cilit Ministria e Brendshme ka depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori, bashkë me pajisjen e gjetur. “Burimet zyrtare pranë prokurorisë së përgjithshme, i thanë ABC NEWS se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë prokurorisë së kryeqytetit. Ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.

“AbcNews”: Prokuroria firmos urdhër – sekuestrimin dhe i kërkon misionit Interforce pajisjen përgjuese

Postuar në 28 Maj, 2016 00:21

“AbcNews” raportonte dhe se prokuroria e Tiranës ka përpiluar një akt sekuestrimi për aparaturën e përgjimit, akt të cilin ia ka drejtuar misionit “Interforce”. “Prokuroria e Tiranës i kërkon INTERFORCËS t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime. Burimet jo zyrtare pranë organit të akuzës, i thanë ABC News se prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen.

Modeli i politikanit shumëpërdorimësh

Postuar në 25 Maj, 2016 15:25

Sajmir Tahiri duket se ia ka hedhur edhe këtë herë. Pa mohuar dot se një pajisje përgjimi është operuar nga policët e tij në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, por as duke e pohuar dot deri në fund, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, i diskredituar në çdo drejtim, luajti atë pjesë që di të bëjë më mirë: ditët e para nuk fliste, heshtte, ulte sytë sa herë dilte në media dhe pranoi që në Komisionin e Sigurisë të poshtërohej dhe tallej nga Flamur Noka. Të cilit dikur, me kapardisje i thërriste “Mul”.

Fusha e minuar e përgjimeve dhe e shkeljes së privatësisë

Postuar në 24 Maj, 2016 04:46

Pas përballjes me “Apple” për dekodimin e një iPhone, Byroja Federale Amerikane e Hetimit – FBI – përfshihet në një tjetër rast kritik për privatësinë e përdoruesve të internetit. CNN njofton se Byroja i ka kërkuar një prej zhvilluesve të softuerit Tor – që të dalë në gjyq për të dëshmuar në kuadër të një hetimi kriminal për veprimtari hakeruese. Isis Agora Levecruft , emri i personit, është larguar drejt Gjermanisë, menjeherë sapo agjentët federalë kanë trokitur në derën e shtëpisë së saj.

Proza e shantazhit në emër të Shtetit

Postuar në 21 Maj, 2016 00:34

Qeveria, madje më shumë se kaq, Shteti, ka nisur gjuetinë e ujqërve. Po e bën këtë pa zhurmë, duke vëzhguar, duke llogaritur, e duke marrë shënim gjurmët që po lihen. Shteti është i sofistikuar: kësaj radhe parlajmëron aplikimin e represionit në ligjëratë të zhdrejtë. Dhe nuk e ka nisur keq.

Pages

Subscribe to RSS - pergjimi