perandoria osmane

Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?

Postuar në 29 Mars, 2016 16:26

Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem. 

http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9

Kolonializmi është gjendje mendore

Postuar në 16 Nëntor, 2015 14:25

Pse u rritën shitjet e Kuranit në SHBA në ditët pas 11 shtatorit 2001? Kjo ndodhi se njerëzit mendonin që duke lexuar Kuranin do të kuptonin Islamin, e duke kuptuar Islamin do të kuptonin myslimanët, dhe, nëse do të kuptonin myslimanët, ata do të mund të kuptonin pse u rrëzuan kullat binjake, pse u sulmua Pentagon dhe pse humbën jetën rreth 3000 amerikanë.

Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:57

Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike.

Pages

Subscribe to RSS - perandoria osmane