pd

Ilir Meta: Jemi kundër personalizimit dhe parcelizimit të qeverisë

Postuar në 14 Gusht, 2015 17:53

Ilir Meta, si kryetar Kuvendi e si kryetar partie ka dhënë një intervistë për “News24”. Ilir Meta flet për atë që në media është cilësuar si një raport i ndryshuar mes PS-­LSI. “Raporti PS­-LSI është mjaft pozitiv, konstruktiv dhe bashkëpunues dhe sidomos raporti me socialistëve në përgjithësi”, thotë ai. Ndërkohë Meta ka mohuar një koalicion të mundshëm PD-LSI për të cilin gjithashtu është folur në media kohët e fundit, duke thënë se: Ne nuk kemi votuar për një koalicion të tillë.

Rishfaqen premtimet pa faturë të Edi Ramës. Por tani nga Lulzim Basha

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat prej nga ku ka zbuluar atë që mund të quhet projekti politik-qeverisës i opozitës. Paraprakisht edhe i përgatitjes së rotacionit. Të paktën kjo ishte gjuha e Bashës dhe premtimet e tij.

“Fshesë” në administratën publike, në shtator ristrukturim të gjithë degëve të ministrive për të larguar militantët e PD-së

Postuar në 08 Gusht, 2015 10:16

Qeveria “Rama” po shikon mundësitë për një fshesë të re në administratën publike, për të larguar nga administrata një pjesë të militantëve të Partisë Demokratike dhe ata të cilët janë katapultuar, me anë të ryshfetit, ndërhyrjeve dhe manovrave të tjera të njohura. Kështu shkruan gazeta “Sot” e cila thotë më pas se grupi parlamentar socialist ka shprehur në vijimësi shqetësimin për mbajtjen e njerëzve të Sali Berishës në piramidën e administratës publike, ndërsa kryeministri Rama është paralajmëruar për pasojat në rrjedhjen e elektoratit të PS.

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

Tabaku flet në emër të PD: Akti i Normativ, që u miratua në fshehtësi të plotë, thellon krizën. Alternativa jonë për ekoniminë, të rikthejmë taksën e sheshtë

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:41

Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e kësaj mazhorance. "Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 % fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë.

Incidenti Ndoka-Pollo, PD: Akt rrugaçëror i deputetit të Edi Ramës

Postuar në 05 Gusht, 2015 14:06

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj atyre që i quan sulme të deputetit Arben Ndoka ndaj deputetit Genc Pollo. “Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.

PD: Nuk ka bashkëpunim me LSI-në. Janë shitblerës të votës

Postuar në 04 Gusht, 2015 18:24

Debati nëse PD duhet të jetë e hapur ndaj një aleance të ardhshme me LSI-në, apo edhe me PS-në kundër LSI-së, ka marrë një përgjigje sot nga nënkryetari demokrat Edi Paloka mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave. Kështu ai i jep një përgjigje edhe botuesit të gazetës ‘55’ Fahri Balliu, një promovues i bashkëpunimit me Metën.

LSI-në, siç deklaroi Edi Paloka në ABC, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të…

Taksë progresive, dështim progresiv. Mbetet vetëm Burgu. Por a do të funksionojë?

Postuar në 04 Gusht, 2015 15:40

U deshën diçka më shumë se dy vite që ekstaza robinhudiane e taksës progresive të dilte me dhimbje koke të mëdha. Edhe pse që në fillim u tha nga FMN dhe aktorë të tjerë, se taksa progresive lidhet ngushtë me performancën e administratës tatimore, kryeministri aktual dhe canët që e këshillonin vijuan përpara. Ku jemi sot? Sot jemi në kushtet kur qeveria deklaron se mungojnë 134 milionë dollarë si pasojë e mosmbledhjes së të ardhurave dhe për pasojë, do të nisë aksioni i luftës kundër informalitetit. Kryefjala e tij: Burgu.

Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Postuar në 03 Gusht, 2015 22:46

Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.

Shënim: Formula qesharake “Pa dallim bindjesh” dhe “bindjet politike të mësuesve”

Postuar në 03 Gusht, 2015 17:34

Edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, u betua në ceremoninë e marrjes së mandatit të ri, duke theksuar se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike. Më parë e dha këtë mesazh Veliaj në Tiranë e të tjerët gjetkë. A duhet vërtet theksuar kjo? A nuk është e padiskutueshme që bashkia do t’u shërbejë të gjithëve, e po kështu qeveria në rang kombëtar? Por fakti që kjo formulë duhet theksuar patjetër publikisht, tregon se në realitet ndodh e kundërta.

Pages

Subscribe to RSS - pd