patriarkan

Kryegjyshi Edmond Brahimaj pritet në Patriarkanën e Stambollit. Ftesë Patriarkut Bartolomeu I për vizitë në Shqipëri

Postuar në 22 Tetor, 2016 16:37

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njohur edhe si Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, është pritur në një takim të posaçëm nga Patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, Bartolomeo i Parë.

Patriarku Bartolomeo i Parë vlerësoi punën dhe rolin e komunitetit bektashian, si dhe të gjitha besimeve në Shqipëri që kanë mundur të krijojnë ura bashkëpunimi dhe miqësie të ndërsjelltë mes besimeve. Ndërsa Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj uroi Patriarkun për 25 vjetorin e fronëzimit të tij, si dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri”, raporton Tv Klan.

Subscribe to RSS - patriarkan