partneriteti strategjik

Në Teheran flasin për partneritet strategjik me Rusinë

Postuar në 19 Korrik, 2022 22:06

Vizita e Vladimir Putin në Teheran ka prodhuar një momentum diplomatik për Rusinë e ndodhur nën presion ekonomik nga Perëndimi dhe pa alibi në Ukrainë. 

Mediat raportojnë se në takimin me presidentin turk Erdogan është folur për rrugët e eksportit të grurit ukrainas ndërkohë që në takim me liderin suprem iranian, Khamenei ka dalë njoftimi për një “bashkëpunim afatgjatë” me Moskën. 

400 miliardë $/Irani njofton nisjen e partneritetit strategjik 25 vjeçar me Kinën

Postuar në 16 Janar, 2022 23:08

Irani dhe Kina kanë nisur zbatimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit strategjik me një afat 25 vjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian gjatë një vizite dy ditore në Kinë. 

Kjo është një nga arritjet e rëndësishme

tha ai pas takimit me homologun kinez, Wang Yi. 

BE vendos partneritet strategjik me vendet e Azisë Juglindore

Postuar në 01 Dhjetor, 2020 13:51

Bashkimi Europian ka vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me grupin e vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN duke i çuar ato në nivelin e partneritetit strategjik.

Si partnerë të ngushtë ekonomikë, ne do të bashkohemi për rrugë të hapura dhe të sigurta tregtare dhe një tregti të lirë dhe të ndershme

Ministria e Jashtme: Shqipëria nuk ka ekstraduar asnjë gulenist në Turqi

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 11:37

Shqipëria nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve turke asnjë person që sipas Ankarasë zyrtare është anëtar i organizatës FETO, të themeluar nga filantropi Fetullah Gulen. ResPublica iu drejtua Ministrisë së Jashtme dhe për Evropën me disa pyetje për këtë çështje duke qenë se që nga njoftimi zyrtar i dorëzimit të listës nga autoritetet turke, nuk ka patur ndonjë deklarim për ekstradim personi.

Rama deklaron fundin e partneritetit strategjik me Greqinë

Postuar në 09 Shtator, 2017 08:47

Kryeministri Edi Rama ka pranuar më në fund atë që ishte realitet prej kohësh: Marrëdhëniet me Greqinë nuk hyjnë më në kuadrin e partneritetit strategjik. 
Në një intervistë për TVSh, Rama është pyetur për raportet me stë dyja vendeve, për të cilat ka thënë se kanë probleme dhe janë të vështira. I pyetur për deklarimet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, kryeministri tha se: 

Subscribe to RSS - partneriteti strategjik