partia komuniste

Pekini zyrtar shfronëzon Maon: Gaboi me Revolucionin Kulturor

Postuar në 17 Nëntor, 2021 17:28

Partia Komuniste Kineze ka miratuar një "rezolutë historike", që sipas ekspertëve do të çimentojë statusin e Xi Jinping në historinë politike. Dokumenti me 36 mijë karaktere është një përmbledhje e historisë 100-vjeçare të partisë dhe trajton arritjet kryesore dhe drejtimet e saj në të ardhmen.

Ky dokument është i treti i kësaj natyre në historinë e Partisë Komuniste Kineze. I pari u miratua nga Mao Ce Duni në 1945 dhe i dyti nga Deng Xiaoping në 1981.

Jack Ma anëtarësohet në Partinë Komuniste të Kinës

Postuar në 27 Nëntor, 2018 11:48

Jack Ma, themeluesi i kompanisë kryesore kineze, Alibaba Group Holding Ltd. Është anëtarësuar në Partinë Komuniste të Kinës. Lajmi është bërë publik nga mediat kineze që thonë se Ma ka dhënë kontribute për zhvillimin e vendit.

Partia Komuniste e Kinës shfuqizon kufizimin e mandateve presidenciale

Postuar në 25 Shkurt, 2018 11:48

Partia Komuniste e Kinës ka propozuar shfuqizimin e një klauzole kushtetuese që kufizon mandatin presidencial në dy mandate. Sipas propozimit të ri, presidenti dhe zv.presidenti mund të shërbejnë deri në pesë mandate, një shenj e qartë kjo e vullnetit për t’u përjetësuar në pushtet.

Lëvizja konfirmon dyshimet se Xi Jinping ka patur synime për ta ushtruar pushtetin aktiv përtej vitit 2023, ndërkohë që në Kongresin e fundit të partisë, ndikimi dhe fuqia e tij u afrimuan me një tejtër forcë.

Partia Komuniste e Kinës, korporatë mbi të gjitha korporatat

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 22:06

Ja një lajm “allosoj” nga Kina. Revista “Diplomat” shkruante dje në një përmbledhje të vetën, për një situatë të pazakontë ku janë vendosur kompanitë e huaja që operojnë në Kinë. Sipas tyre, Partia Komuniste po kërkon të perfshijë njerëz të vet në strukturat menaxhuese të tyre, diçka që është e papranueshme. Kompainitë e huaja kanë ngritur zërin, madje në muajin korrik të këtij viti, ato u mblohën për të diskutuar situatën e krijuar.

Luftë korrupsionit me parimet e Marksizmit

Postuar në 01 Korrik, 2016 13:10

Korrupsioni i elitës është sfida më e madhe me të cilën përballen jo vetëm vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara. "Partia Komuniste e Kinës duhet të përshtasë parimet e marksizmit me realitetin e përditshëm dhe t'i bëjë ato të prekshme si në teori ashtu edhe në praktikë". Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, njeherësh edhe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste në 95 vjetorin e partisë. Duke iu referuar udhëheqjes kineze, Xi Jinping theksoi se "kërcënimi më i madh me të cilin përballet udhëheqja është korrupsioni".

Shënim: Për çfarë do festohet në Pezë?

Postuar në 13 Shtator, 2015 18:12

1 vit më parë, në cilësinë e  ish-ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj lajmëroi në facebook organizimin e aktiviteteve për Festën e Pezës, një ngjarje politiko-kulturore me rëndësi për të majtën dhe Partinë Socialiste dhe një festë e rithemeluar nga ish-kryetari socialist i Bashkisë, Edi Rama.

Teoritë e konspiracionit gëlojnë. Edhe Kina paska “Bilderbergun” e vet

Postuar në 21 Gusht, 2015 13:53

Teoritë e konspiracionit në Perëndim janë ndoshta në krye të listës për “shpjegimin” e shumë vendimeve dhe ngjarjeve. Madje aq sa tezat e përpunuara prej tyre popullarizohen më shpejt se ndonjë konkluzion që merr parasysh shumë faktorë. Këtij perceptimi nuk i shpëton as Kina, rritja e së cilës këto dy dekada ka qenë spektakolare dhe më e rëndësishmja: zhvillimi nuk ka sfiduar për asnjë çast monopolin politik të Partisë Komuniste, e cila ka ditur të reformojë ekonominë.

Subscribe to RSS - partia komuniste