parrullat

Kongresi i parrullave

Postuar në 23 Mars, 2019 12:00

Tubimi masiv i socialistëve nëse mund t’i quajmë kështu ata që u derdhën rrugëve të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të kujton tubimet e vitit 1990 të organizuara nga Byroja Politike e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Tubime nga të cilat qytetarët të cilët hapën dyert e ambasadave u quajtën vagabond dhe të përjashtuar.

Rroftë e shkuara, poshtë e shkuara! (Foto)

Postuar në 14 Gusht, 2016 11:50

Prishja e dy bazorelievëve në fasadën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe më pas reagimi i kryeministrit që i quajti mballoma vulgare të komunizmit, ka nxjerrë sërish në pah paqëndrueshmërinë e vetë kreut të qeverisë, por edhe qeverisë që përfaqëson në raport me të shkuarën komuniste. Ka qenë kjo qeveri që ka rivitalizuar për qëllime muzeale sipas saj objekte të kohës së komunizmit. Le të përmendim këtu muzeun "Bunkart", Shtëpinë e Gjetheve apo dhe ndërtimin e bunkerit në krah të Mistrisë së Brendshme, por edhe parrulla.  

Filmi “Parrullat”, sipas skenarit të PD-së së Vlorës (Video)

Postuar në 09 Prill, 2016 22:12

Vlora News raportoi gjatë drekës se një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike kanë fshirë  me bojë mbishkrimet e komunizmit në qendër të fshatit Kudhës. Gupi udhëhiqej nga kryetari PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj. Mbishkrimet e realizmit socialist në Kudhes u restauruan një vit më parë kur u reabilitua qendra e fshatit sipas idesë së Auron Tares.

 

Subscribe to RSS - parrullat