parlamenti britanik

Bien zgjedhjet, jep dorëheqjen "star-i" i parlamentit britanik

Postuar në 10 Shtator, 2019 10:32

Parlamenti britanik i tha jo propozimit të qeverisë, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 15 tetor. Ashtu në votimin e parë, javën e kaluar, edhe këtë herë shumica e deputetëve rrëzoi kërkesën e qeverisë së Boris Xhonsonit, duke i dhënë këtij të fundit goditjen e dytë brenda pak ditëve.

Romuzet tradicionale në Parlamentin britanik nuk ndërpriten as sot...

Postuar në 15 Janar, 2019 23:34

Britani e Madhe ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm kur vota parlamentare për Brexit nuk përputhet me votën referendare. Kjo u vu në dukje nga kryeministrja Theresa May. Por siç ndodh zakonisht me Parlamentin britanik, përveç vendimeve lajm është edhe mënyra sesi zhvillohen aty punimet. Ky ka qenë edhe rasti i sotshëm.

Britania në udhëkryq, BREXIT nuk kalon në parlament

Postuar në 15 Janar, 2019 21:15

Pavarësisht thirrjeve dramatike të Teresa Meit drejtuar deputetëve të votonin marrëveshjen e nënshkruar me BE-në dhe garancive se qeveria britanike do të bashkëpunote ngushtë me Parlamentin në fazën e ardhshme të negociatave, parlamenti britanik nuk mbështeti planin e BREXIT, duke çuar në një humbje të madhe për kryeministren britanike.

"Është e qartë se parlamenti po voton kundër marrëveshjes, por nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht kjo"- tha Mei pak pas shpalljes së rezultatit të votimit.

Skandali i të dhënave, Parlamenti britanik thërret Mark Zuckerberg

Postuar në 20 Mars, 2018 21:10

Komiteti për Dixhitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin në Parlamentin britanik, ka thirrur për dëshmi, drejtuesin dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg. Komiteti kërkon sqarime për situatën e krijuar me Cambridge Anaytica që siç u publikua dispononte të dhëna për 50 milionë përdorues të Facebook që u targetuan për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

Thirrja e Zuckerberg është pritur me entuziazëm nga shumë media, që gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëtën pyetje: Ku është Zuckerberg?

160 tentativa në ditë për t’u lidhur me site pornografike në parlamentin britanik

Postuar në 08 Janar, 2018 17:57

Rrjeti kompjuterik i Parlamentit Britanik ka regjistruar 24.473 përpjekje për t’u lidhur faqet pornografike në periudhën midis qershorit dhe tetorit 2017, ose rreth 160 përpjekje në ditë, sipas shifrave zyrtare.

Këto të dhëna u siguruan nga agjencia e lajmeve Press Association, pas një kërkese zyrtare për të drejtën e informimit, i cili lejon qasjen në dokumentet administrative. Ato u bënë pubilike në një kohë kur imazhi i klasës politike të Britanisë është goditur prej javësh nga skandalet e ngacmimeve seksuale..

Subscribe to RSS - parlamenti britanik