parku rinia

Referendume lokale për ndërtimet në Parkun “Rinia” dhe në Parkun e Liqenit në Tiranë

Postuar në 30 Janar, 2016 14:51

Partia Demokratike propozon referendume lokale për mbrojtjen e Parkut “Rinia” në Tiranë dhe atë të Liqenit, po në kryeqytet. Gjatë një tryeze për mejdisin, organizuar prej kësaj force politike, Jamarbër Malltezi, sekretari për Mjedisin, ka propozuar referendumet si zgjidhje për të ndalur parkimet nëntokësore dhe ndërtimet në këto zona. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës publikoi një lsitë me lulishtet që do të kthehen në parkime, duke krijuar kështu kushtet e humbjes së mëtejshme të sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. 

Parkimi nëntokësor te Parku “Rinia”, Lubonja bën thirrje për protesta popullore

Postuar në 23 Janar, 2016 17:04

Disa qytetarë kanë protestuar sot para Parkut “Rinia” në kryeqytet kundër ndërtimit të parkimit nëntokësor që është miratuar nga Bashkia. Një thirrje online “Mbro qytetin” ka sjellë reagimin e tyre, mes të cilëve, edhe publicisti Fatos Lubonja, që e ka cilësuar qeverisjen socialiste dhe të LSI-së, si Rivrasje. “Kjo arrogancë dhe paturpësi e papara e klasës politike kanë mpirë njerëzit i ka futur në koma. Dikush reziston ende, por është dramatike.Vetë fakti që kanë marrë një vendim aq të rëndësishëm pa u konsultuar më 30 dhjetor tregon se ata e dinë vetë çfarë kanë bërë.

Parku “Rinia”/Parkimi nëntokësor jepet me konçesion për 30 vjet

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 13:30

Parku “Rinia”, një sipërfaqe e tij, është dhënë dje nga Bashkia e Tiranës me konçesion për 30 vjet. Këshilli Bashkiak ka vemdosur dje të miratojë projektin e paraqitur nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ndonëse vetëm me votat e mazhorancës. “Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat.

Të jetosh brenda Unazës është privilegj/Parku “Rinia” jepet me konçesion për parkim privat. A ka lidhje kthimi i disa zonave të Tiranës në pedonale?

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 16:12

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë dhe sot në projektvendimi për dhënien me konçesion të një sipërfaqes së parkut “Rinia” me synim ndërtimin e një parkingu privat, ka kaluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “BIRN” raporton se “Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015.

Akuzat e PD-së/Fatura e Erjon Veliajt për Tiranën: Parku “Rinia” me konçesion, leje në kodrat e Liqenit dhe 50 milionë dollarë shtesë në taksa

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 16:03

Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, se ka ndërmend që të miratojë 9 vendime të rëndësishme në vetëm një mbledhje, e cila është parashikuar të mbahet në datën 30 dhjetor. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, ka sqaruar atë që sipas PD-së pritet të ndodhë, duke komentuar se Veliaj po përpqiet të fshehë vjedhjet.

Subscribe to RSS - parku rinia