parakalim

Parakalim për Europën në Londër

Postuar në 10 Shtator, 2017 10:09

Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.

28 Tetor, marshim në kujtim të Benito Mussolini

Postuar në 07 Shtator, 2017 09:49

Një marshim në përkujtim të 28 tetorit, ditën kur diktatori fashist Benito Mussolini parakaloi në Romë kërkon  të organizojë Forca Nuova, përfaqësuesë e ekstremit të djathtë. Forza Nuova, e cila nuk është e përfaqësuar në parlament, ka bërë të njohur online se marshimi planifikohet kundër një projektligji që kërkon të japë shtetësinë italiane për fëmijët emigrantë të lindur në Itali, por gjithashtu edhe "për për të ndaluar dhunën dhe përdhunimin nga ana e emigrantëve ".

Subscribe to RSS - parakalim