Papandreu

Gallata cinike e progresit

Postuar në 14 Korrik, 2021 18:44

 

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot një lloj recete për gatimin e mandatit të tretë qeverisës që është atipik si realizim politik për shumë politikanë. Në një komunikim me ish-kryeministrin grek, Georges Papandreu, gjatë një aktiviteti në Athinë, z. Rama ndër te tjera tha: 

Papandreu reagon ashpër për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Postuar në 16 Tetor, 2019 22:04

Ish-kryeministri socialist i Greqisë  George Papandreu ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj papajtueshmërisë që po tregon Bashkimi Europian me angazhimet që ka marrë  për Ballkanin Perëndimor.

Mesazhi i Papandreut i referohet bllokadës franceze të negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Papandreu shfryn kundër Demokracisë së Re

Postuar në 15 Qershor, 2018 10:54

Ish-kryeministri socialist i Greqisë, George Papandreu lëshoi kritika të ashpra ndaj qëndrimit që po mban opozita greke për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë. Pa mohuar vetkënaqësinë e qeverisë së Aleksis Cipras dhe mungesën e një fryme  të pajtimit kombëtar, Papandreu thotë se marrëveshja e propozuar është një pikënisje dhe një mundësi reale për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, duke nënvizuar faktin se "qeveria pro-evropiane e Shkupit e kupton se pa kompromis të ndërsjelltë nuk mund të ketë zgjidhje."

 

Netanyahu: Miqësia me Greqinë nisi në një takim me Papandreun në kafe "Pushkin"

Postuar në 19 Qershor, 2017 10:08

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i ka dhënë një intervistë gazetës greke “Kathimerini” me rastin e vizitës së tij në Greqi. Intervista ka disa momente interesante si p.sh arsyet e afrimit greko-izraelit, marrëveshjet për gazin dhe ndërtimin e gazsjellësit të Mesdheut Lindor që kontrollohet nga Izraeli – Qipro – Greqi, apo edhe për bashkëpunimin në fushën e turizmit.

I pyetur mbi nisjen e marrëdhënieve të mira që përjetojnë aktualisht të dyja vendet, kryeministri izraelit ka shpjeguar si çdo gjë nisi me një takim të tijin në një restorant në Moskë me Jorgo Papandreu.

Papandreu në gjyq për mashtrim me premtimet elektorale në vitin 2009

Postuar në 09 Janar, 2017 12:35

Në bankën e të akuzuarve do të ulet më 19 janar, ish-kryeministri dhe ish-lideri i PASOK Jorgos Papandreu. Gjykata e Shkallës së Parë të Athinës do të shyrtojë padinë e ngritur nga një toger në pension i Marinës Greke, i cili kërkon kompensim për dëmin moral të shkaktuar nga ish-kryetari i PASOK-ut për fyerje të personalitetit të tij nga mosmbajtja e premtimeve elektorale të vitit 2009, kur Jorgos Papandreu u tha grekëve se paratë për daljen nga kriza ishin në arkat e qeverisë.  

Zhgënjimi nga dy star-ët ballkanikë të Rilindjes(Dhe një video e fjalimit në greqisht të Edi Ramës)

Postuar në 04 Nëntor, 2016 11:27

Edi Rama ishte në opozitë kur iu prezantua publikut grek si stari i ri i politikës ballkanike, kjo edhe për meritë të ish-mikut të tij Jorgo Papndreu, që po ashtu si Rama premtoi rilindjen e Greqisë. Papandreu erdhi në Tiranë, Rama shkoi në Athinë për të takuar emigrantët dhe vizioni internacionalist i dyshes premtuese u përcoll nga të dyja palët përmes telekonferencave në shqip dhe greqisht.

Subscribe to RSS - Papandreu