pandemia

Të mëdhenjtë që u pasuruan nga pandemia, rasti i Google

Postuar në 03 Maj, 2021 15:57

Ajo që është thënë shpesh përgjatë dy viteve të fundit është se gjigantët e teknologjisë dolën më të fituarit nga pandemia. Bloomberg sjell rastin e Google dhe fitimet që gjeneroi ajo nga situata e krijuar nga Covid-19.  

KE propozon heqjen e kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë

Postuar në 03 Maj, 2021 14:48

Komisoni Europian ka propozuar së fundmi heqjen e kufizimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe hyrjen e qytetarëve nga vende me situatë të mirë epidemiologjike.

KE-ja propozon lejimin e hyrjes në BE për arsye jo esenciale jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vende me një situatë të mirë epidemiologjike por gjithashtu për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së rekomanduar nga BE

Pandemia pa fund e pacientëve me CoVid të gjatë

Postuar në 15 Prill, 2021 16:57

 

Ndërsa vijon gara e vaksinimit, mjekët dhe shkencëtarët po kthejnë vëmendjen te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, që njihen si pacientët e Covid-it të gjatë. Janë ajo kategori e njerëzve që vazhdojnë të ndiejnë simptoma shumë kohë pas ditëve ose javëve që konsiderohen normale për sëmundjen. Çuditërisht, këta pacientë janë në moshë të re në disa raste thjesht kanë vuajtur një formë të lehtë të sëmundjes.

Vaksina si kufi për liritë tona

Postuar në 05 Prill, 2021 17:35

 

Në Serbi është zhvilluar një diskutim interesant që sjell në vëmendje sesi emergjencat publike, ashtu siç përkufizohen ato nga autoritetet publike priret të mësyjë liritë e individit. Në një diskutim për Tv Prva në Serbi, virologu Milank Sekler, ka bërë këtë koment rreth situatës së krijuar me kundërshtimin relative ndaj vaksinimit për të cilin është propozuar të jetë I detyrueshëm:

Nismë për një traktat të ri ndërkombëtar për shëndetin

Postuar në 31 Mars, 2021 21:14

Drejtuesit e 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar një letër të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për rishikimin e arkitekturës ndërkombëtare të shëndetit në funksion të përballimit më të mirë të pandemisë së radhës. 

Vala e tretë e pandemisë në Gjermani paralajmërohet si më e rënda deri më tani

Postuar në 27 Mars, 2021 10:58

Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani, “Robert Koch” ka paralajmëruar se vala e tretë e pandemisë në këtë vend mund të jetë më e rënda deri më tani. Sipas këtij institute nuk përjashtohet më edhe shifra e 100 mijë të infektuarve në ditë dhe të gjitha shenjat tregojnë se kjo valë do të jetë më e keqe se dy të parat.

Kemi javë shumë të vështira përpara

Akuza për korrupsion me maskat edhe ndaj qeverisë së Angela Merkel

Postuar në 22 Mars, 2021 14:41

Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Welle raporton për një hije skandali që mund të përfshijë ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Media të ndryshme kanë raportuar një marrëveshje për maskat mes ministrisë që ai drejton dhe kompanisë ku punon bashkëshorti i tij.

Raportet e fundit vijnë ndërkohë që konservatorët e Angela Merkel përballen me krititika për korrupsion gjatë pandemisë

Luksi nuk njeh krizë

Postuar në 21 Mars, 2021 11:59

Krizat nuk rëndojnë mbi të mëdhenjtë, madje prej tyre ata dalin të fituar. Edhe pse natyra e krizës që shkaktoi pandemia është tjetër nga ajo e recesionit dhe vështirë mund të mendosh se do të ishte fitimprurëse për një prodhues të makinave luksoze, në fakt ka rezultuar e kundërta. Për Lamborghini-n, vitit 2020 ka qenë më fitimprurësi, pavarësisht se prodhuesi italian i mbylli dyert përgjatë dy muajve të karantinës.

Ç’u bë gripi?

Postuar në 21 Mars, 2021 11:30

Ajo që shumë i druheshin në fund të verës së vitit 2020, nuk ndodhi. Studiues të sëmundjeve infektive i kthyen sytë nga gripi sezonal, me frikën e një mbivendosjeje në rastet e Covid-19.

Por të pakta kanë qenë rastet e të sëmurëve me grip. Në SHBA, gjatë sezonit të gripit 2019-2020 – pra në vjeshtë dhe dimër - 18 milionë njerëz u paraqitën te mjeku me simptomat e gripit dhe 400 000 u shtruan në spital. 32 000 njerëz vdiqën. Por në sezonin aktual, rastet mezi e kaluan një numër me katër shifra.

CoVid-19/Në Itali kalohet shifra e mbi 100 mijë të vdekurve

Postuar në 09 Mars, 2021 01:57

Italia ka njoftuar dje se pandemia e CoVid-19 ka shënuar mbi 100 mijë viktima që nga nisja e saj 13 muaj më parë. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj vdiqën për shkak të sëmundjes së re, 318 njerëz ndërkohë që kryeministri Mario Draghi ka paralajmëruar se situatë është ende e rëndë dhe se fushata e vaksinimit do të intensifikohet.

Pages

Subscribe to RSS - pandemia