paloka

Opozita flet për “përmbysje me çdo mënyrë të qeverisë”

Postuar në 13 Mars, 2016 18:30

Partia Demokratike parashikon një krizë parlamentare, ndërkohë që ka nisur të flasë për përmbysje të qeverisë. Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar, thotë në një intervostë për “Ora-News” se dorëzimi i mandateve është vetëm një hap. Pas tij, opozita, e cila është përfshirë në disa procese ligjvënëse, do të drejtohet ndaj aksioneve për rrëzimin e qeverisë. “Sigurisht është një akt ekstrem dorëzimi i mandateve por aspak i pamenduar dhe nëse Rama do kërkojë ta çojë vendin drejt një situate të pakontrolluar, atëherë dorëzimi i mandateve do të jetë vetëm hapi i parë.

Heshtja e PS-PD për opinionin e Venecias dhe dilema për dorëzimin e mandateve të opozitës

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:22

Asnjë nga dy partitë e mëdha nuk komentoi draftin final të opinionit të Venecias për reformën në drejtësi. Çuditërisht të dyja selitë e kaluan në heshtje dokumentin që në një farë mënyre është pranuar nga palët si arbitri i reformës në drejtësi. Të dyja krahëve u ka interesuar heshtja dhe nuk përjashtohet mundësia që mes PS e PD të ketë patur një pakt për të mos  komentuar hë për hë opinionin e Komisionit të Venecias.

21 janari, Paloka zbulon se ka përgjegjës të njohur për plumbat

Postuar në 21 Janar, 2016 16:19

Sot në Parlamet është debatuar mbi 21 janarin, përgjegjësitë dhe shkaktarët. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar se janë dy persona që janë përgjegjës “për urdhrin për plumbat”, të cilët sipas tij janë shmangur nga prokuroria. “Do dalë se kush e dha urdhrin për plumbat. Janë dy të tjerë që e dini shumë mirë që nuk ia nxori as Ina Rama nga e morën plumbin. Unë s’kam pranuar të flas për këtë dhe sot në fillim të seancën thashë se drejtësia do të flasë. Ka shumë gjëra të tjera që ju i dini zotëri dhe po është e vërtetë, amanetin tha Balla.

Paloka: Rama po sfidon procesin e dekriminalizimit

Postuar në 12 Shtator, 2015 16:41

Sipas Partisë Demokratike kryeministri Rama, nuk ka ndërmend të shkëpusë krimin nga politika. Një ditë më parë, Abedin Oruçi mori kreun e Këshillit të Qarkut të Kukësit, ku sipas demokratëve ka patur edhe incidente. “Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”, deklaroi Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamentar demokrat.

PD gati të japë votën për ndryshimet në Kushtetutë

Postuar në 16 Gusht, 2015 10:08

“Partia Demokratike do të bashkojë votat me shumicën për të ndryshuar Kushtetutën, vetëm në rast se reforma në drejtësi nuk do të përdoret si karrem për të kontrolluar sistemin”. Kjo është deklarata e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhënë për “OraNews”. Sipas tij,

PD: Nuk ka bashkëpunim me LSI-në. Janë shitblerës të votës

Postuar në 04 Gusht, 2015 18:24

Debati nëse PD duhet të jetë e hapur ndaj një aleance të ardhshme me LSI-në, apo edhe me PS-në kundër LSI-së, ka marrë një përgjigje sot nga nënkryetari demokrat Edi Paloka mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave. Kështu ai i jep një përgjigje edhe botuesit të gazetës ‘55’ Fahri Balliu, një promovues i bashkëpunimit me Metën.

LSI-në, siç deklaroi Edi Paloka në ABC, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të…

Pages

Subscribe to RSS - paloka