Pako bombe

Pako bombë në shtëpinë e Soros

Postuar në 23 Tetor, 2018 14:29

Një pako bombë u gjet në kutinë postare jashtë shtëpisë së investitorit George Soros në Nju Jork. Policia lokale u vu në alarm pas njoftimit të një prej punëtorëve se në shtëpinë e miliarderit kishte mbërritur një pako e dyshimtë.

"Një punonjës i shtëpisë hapi paketën dhe pa diçka që dukej si pajisje shpërthyese. Ky person e transferoi pakon në një zonë të pyllëzuar"- sqaroi më vonë Policia e Nju Jorkut. George Soros nuk ishte në shtëpi në  kohën që mbërriti pakoja.

Subscribe to RSS - Pako bombe