padam

Thaçi-Rama frekuentohen te bar "Padam" në Tiranë

Postuar në 28 Shkurt, 2019 22:34

Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës. Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të z. Rama kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Zoti Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë që z. Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.

Subscribe to RSS - padam