ost

Thellohet skandali me DH Albania, OST pezullon kontratën

Postuar në 10 Dhjetor, 2018 21:14

Pas daljes së lajmit se DH Albania, e Avdiol Dobajt, e cila po hetohet për fallsifikim të dokumentacionit në tenderin e Lotit 1 të Unazës së Madhe është fituese edhe e një tenderi të kryer nga Operatorit te Sistemit te Transmetimit, ky i fundit ka dalë me një reagim ku njofton pezullimin e kontratës me kompaninë.

Dalja e emrit të Dobajt në të tjera tendera publikë nuk duket rastësi, megjithatë OST nuk ka dhënë më shumë shpjegime, por thotë se të tjera detaje do të bëhen publike të martën.

Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)

Njolla "Gjiknuri" - DH Albania arrin në 30 milionë euro

Postuar në 10 Dhjetor, 2018 19:32

18 milionë euro në Lotin i të Unaza e Madhe dhe rreth 12 milionë dollarë nga Opperatori i Sistemit të Transmetimit. Kompania fantazmë DH Albania” degë e shoqërisë së huaj “Dunwel Haberman”, e cila u verifikuar se kishte mashtruar me firmën dhe ishte pa përvojë, duket se ka preferencë të posaçme në sektroët me buxhet të madgh që drejtohen dhe menaxhohen nga Damian Gjiknuri.

Elektrifikimi i dytë, sakrificën ta bëjnë fshatarët

Postuar në 17 Tetor, 2017 12:28

Ngjan si situatë surrealiste por disa rajone të Jugut prej afro dy javësh nuk furnizohen me energji nga ora 8  e paradites deri në orën 16 të pasdites. Kohë që mesa duket është edhe orari zyrtar i punonjësve të OSHEE-se të angazhuar në punimet për rikonstruksionin e linjës 35 kV të rajonit të Jugut.

KLSh: OST fryn kostot e tenderave

Postuar në 18 Qershor, 2016 21:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike ka rritur në mënyrë fiktive koston e tenderave që zhvillohen më fondet publike. Kjo është zbuluar në auditimin e fundit të zhvilluar nga KLSH, ku konstatohet se shumë nga tenderat janë anulluar, e më pas zhvilluar disa herë, duke rritur koston me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Pushime kolektive nga puna në KESH dhe OST të rojeve të sigurisë. Shërbimi do t’i besohet kompanive private

Postuar në 31 Janar, 2016 09:41

Koroporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë vendosur të shkrijnë trupën e tyre të sigurisë. Lajmi raportohet nga “shqiptarja.com”, që referon burime të Ministrisë së Energjisë. Po sipas kësaj gazete vendimi është shoqëruar me pushime kolektive nga puna të stafit ekzsitues për arsye se siguria do t’u besohet kompanive private. Reforma në këtë sektor vjen si pasojë e konsultimeve të Bankës Boëtrore, shkruan “shqiptarja.com”.

Pas Vaterlosë, qenka shmangur edhe Verduni. OST ka rënë dakord të kompensojë me 6.8 milionë euro një kompani kroate

Postuar në 17 Tetor, 2015 21:34

Ndërkohë që qeveria shqiptare po përpqiet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se me marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ, shpëtoi mëmëdheun nga Vaterloja financire, një tjetër kompani po deklaron se përfiton para nga shteti shqiptar. Agjencia “Seenews” raporton se kompania kroate “Dalekovod” do të marrë 6.8 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit si pasojë e mbylljes së një përballjeje për ndërtimin e linjës 400kv mes Tiranës dhe Podgoricës.

Subscribe to RSS - ost