oshee

Dy padi në Prokurori për Ramën e Berishën

Postuar në 22 Prill, 2017 10:32

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori për shpërdorim detyre kryeministrin Rama, ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, avokaten e Shtetit Alma Hiçka disa zyrtarë dhe 10 anëtarët e grupit negociator për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke CEZ të nënshkruar në 23 qershor të vitit 2014.

Loja tinzare e qeverisë me taksën e re të pronës dhe adresarin e OSHEE

Postuar në 04 Mars, 2017 14:36

Para pak javësh Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nisi një fushatë verifikimi të adresave përmes një formulari që u është hedhur qytetarëve poshtë derës dhe ku kërkohen të dhëna për banesën, sipërfaqen dhe të tjera hollësi në lidhje me pronësinë e banesave. Siç ka ndodhur shpesh me këtë qeveri, nismat nuk janë shoqëruar asnjëherë me transparencë dhe kjo për shkak të qëllimeve që fshihen pas tyre.

Një zë nga Shqipëria e gjeneratorëve për “aferën CEZ”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:24

Një shpjegim i detajuar mbi zanafillën e aferës CEZ”. Ky është titulli i një artikulli që mban firmën e ish-zv.ministrit të Energjetikës, Pajtim Bello. Ky titull të tërheq në leximin e shkrimit, pasi njeriu shpreson se do të marrë më në fund vesh se për çfarë bëhet fjalë në këtë zallamahi të madhe shkeljesh dhe akuzash. Janë ngritur dy komisione hetimore, ka një përplasje me Avokaturën e Shtetit që është kapur në flagrancën e konfliktit të interesit dhe në këtë kontekst shfaqet shumë premtues Pajtim Bello.

Sistemi energjetik i mbytur në borxhe, arkëtimet e OSHEE nuk mjaftojnë

Postuar në 07 Shkurt, 2017 09:33

Sistemi energjetik mbetet ende vulnerabël në drejtim të garantimit të cilësisë dhe kostos së shërbimeve ndaj qytetarëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se  “sistemi energjetik gjendet prej kohësh në një krizë financiare të trashëguar nga periudhat e mëparshme. Ai ka një mungesë të theksuar efiçense, si rezultat i detyrimeve të akumuluara midis shoqërive publike të sektorit dhe kredive të shumta të marra për përballimin e kësaj krize”.

Intervista/Interkonjeksioni me Kosovën, Serbia ka afat deri më 31 dhjetor. Më pas i drejtohemi Komunitetit të Energjisë

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 13:08

Çështja CEZ, reforma në sektorin energjetik, projektet e HEC-ve të reja, këto janë disa nga tema e prekura në intervistën që ResPublica zhvilloi me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Ministri deklaron se problematikat e ngritura nga opozita nuk kanë adresojnë një qasje alternative për hapat që duhen marrë në sektor, as konstituojnë një politikë tjetër; sipas tij ato janë diversion që buron nga shqetësimi që sjell reforma në drejtësi.

Mbyllet pazari për aferat OSHEE-CEZ. Të dyja palët dalin të palagura, teatri me komisionet hetimore vazhdon

Postuar në 21 Nëntor, 2016 16:59

Nga privatizimi i OSHEE-së deri te arritja e marrëveshjes së mirëkuptimit me CEZ u konsumuan dy procese në të cilën negociatorë ishin dy qeveri të ndryshme, ajo Berisha dhe më pas kabineti Rama.

Reforma e energjisë? KESH, 50 milionë euro humbje për vitin 2015. OSHEE shet me 9.5 lekë, kostoja arrin në 11.2 lekë!!!

Postuar në 29 Tetor, 2016 15:44

Korporata Energjetike Shqiptare humbi 50 milionë euro nga blerja e energjisë tek operatorët privatë. Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit humbja ka ardhur si pasojë e diferencave mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.

Autoriteti i Konkurencës: Të ulet çmimi i energjisë elektrike. Enti Rregullator: Nuk është ende koha

Postuar në 05 Tetor, 2016 16:04

Autoriteti i Konkurencës kërkon uljen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas këtij autoriteti, kërkesa vjen si pasojë e marrëveshjes mes KESH dhe OSHEE “për të blerë energjinë e tepruar nga KESH direkt, pa ia shitur njëherë operatorëve privatë dhe më pas ata OSHEE-së”.

Fshirja e pagesave, abuzimet me lidhjet e reja në OSHEE

Postuar në 29 Shtator, 2016 16:48

Fshirja e pagesave nga sistemi i OSHEE-së po shndrrohet në praktikën e fundit, ndërsa problematika të rënda shoqërojnë sistemin energjitik në vend. Nga një investigim i thjeshtë i "TemATV" dalin në skenë abuzimet në sistemin qendror energjitik dhe plaga e shoqërisë, që po lëngon nga pamundësia e pagesave.

OSHEE prezaton matjen e energjisë me bluetooth

Postuar në 24 Shtator, 2016 15:10

Korporata e shpërndarjes së energjisë po fut teknika të reja në matjen e saj. Projekti ka nisur në Tiranë ku është prezantuar pajisja e quajtur PDA, e cila do të lexojë dhe trasmetojë në kohë reale në server të dhënat për çdo abonent.

Pages

Subscribe to RSS - oshee