OSBE
“I gjithë populli ushtar", sipas variantit Qeveri-OSBE
Dy struktura të reja do të mbështesin çështjet e sigurisë publike. Zyrat e Mobilizimit të ish-Ushtarakeve dhe Këshillit Vendor për Siguri Publike. Të parat do të jenë nga një në çdo qark dhe hapen me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa të dytat me mbështetjen e OSBE-së. Kështu në vijim të forcimit të nocionit të rezervistit, gjatë kësaj jave, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka marrë pjesë në hapjen e Zyrave të Mobilizimit në Durrës, Berat dhe Lushnjë, duke njoftuar se ky kontribut do të shpërblehet nga Ministria e Mbrojtjes.
Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve
Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.
E thashë, s’e thashë, ambasadori bën rolin e “lolos”
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Brochardt nuk kuptohet për çfarë arsye doli në krah të ministrit të Brendshëm për të arrnuar deklaratën e bërë në një studio televizive se në Shqipëri qarkullojnë mbi 2 miliardë euro para të pista, të cilat mund të përdoren për zgjedhje.
OSBE-ja rekomandon hyrje në zgjedhje pa garancitë e kërkuara nga opozita: Nuk ka kohë
Gazeta “Pnaorama” ka zbardhur sot një letë të OSBE-ODIHR për çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Letra duket se i del përpara dhe zhbën qasjen e PD-së dhe LSI-së për ndryshime thelbësore në kod, por edhe në infrastrukturë dhe kjo thjesht për afatet që nuk kapen. OSBE-ja konsideron se edhe kërkesa për lista të hapura nuk ka kohë që të përmbushet, çka i jep kryeministri aktual të drejtë për çdo qëndrim dhe ekspozon misionin si të njëanshëm.
Pasoja e hidhur e mosleximit të krimit
Sondazhi më i fundit lidhur me qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj kohës në diktaturën e Enverit, mbështetur nga OSBE, duhet të jetë një kambanë alarmi. Nuk dua të merrem as me metodologjinë e as me numrin e saktë të adhuruesve të diktaturës, që kanë dalë nga sondazhi. Por më intereson shtrirja e tyre në kohë dhe në hapësirën e qyteteve shqiptare.
Shqipëria "model" i çmilitarizimit në rajon, 160 ton napalm nisen drejt Francës
Reformimi i ushtrisë shqiptare këto vite është shoqëruar edhe çmilitarizimin e saj. Që prej vitit 2008 Shqipëria ka nisur shkatërrimin e armatimeve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme. Në maj 2015, OSBE ndihmoi në shkatërrimin 116 tonëve kimikatesh të rrezikshme. Më parë, ajo kishte ndihmuar në shkatërrimin e 60 tonëve melanzh – një përbërës toksik i karburantit të raketave – dhe të 120 tonëve diklorometan.
Modeli gjerman për hapjen e dosjeve
Ndihem i nderuar nga ftesa për të marrë pjesë në këtë veprimtari për çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit. Shpresoj që kjo të jetë një pjesë kyçe e procesit të drejtësinë tranzicionale në Shqipëri.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sqaron vizitën për Armë – Kontrolli nga Federata Ruse: Kontrolle në Rusi ka ushtruar edhe Shqipëria
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare njoftoj se sot ndodhet në vendin tonë një ekip i Federatës Ruse në cilësinë e inspektuesit së Armë – Kontrollit. Shtabi i ushtrisë shqiptare sqaron se kontrolli është rutinë pas aplikimit që ka bërë Federata Ruse në përputhje me një dokument ndërkombëtar që quhet “Dokumenti i Vjenës”.
Në Beograd parlajmërojnë sërish për luftë
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur me tone alarmante sot në Këshillin e Ministerialit të OSBE-së zhvilluar në Beograd. Sipas tij, “Ballakni mbetet një fuçi baruti që mjafton një shkëndijë për të shpërhtyer sërish”. Nuk është e qartë se kujt i referohet kryeministri serb, por vihet re një lloj krekosje karakteritike serbe që synon të rikthejë rolin e dikurshëm të Serbisë në ekuilibrat ballkanikë, kur brenda këtij qerthulli, Vuçiç e cilëson vendin e tij si stabël. “Duhet të shpreh shqetësimin tim për stabilitetin e Ballkanit.
Ambasadori i OSBE: Media në Shqipëri nuk përmbush rolin që i takon, RTSH i margjinalizuar para privatëve
Roli i medias në Shqipëri është jashtë funksionit që i takon. Kjo është konsiderata e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig. Sipas tij media shqiptare ofron vetëm pamjen e jashtme, por nuk ka përmbajtje që i shërben intersave të publikut dhe njohjes më të gjerë të asaj çfarë ndodh në rajon.