organizata e bashkepunimit islamik

Turqia paralajmëron veprim ushtarak ndaj Izraelit: Të gatshëm për çdo hap

Postuar në 16 Maj, 2021 17:10

Turqia ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërmarrë edhe veprime ushtarake në ndihmë të palestinezëve që aktualisht janë përfshirë në një konflikt me izraelitët. Gjatë një fjale në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar ndër të tjera se:

Është koha që të tregojmë unitetin dhe vendosmërinë tonë. Umeti pret lidership prej nesh. Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm

Organizata e Bashkëpunimit Islamik refuzon Planin e Trump për Palestinën

Postuar në 03 Shkurt, 2020 13:17

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka vendosur refuzimin e planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump për konfliktin izraelito-palestinez. Organizata, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka zhvilluar një takim në Jeddah, prej nga ku ka dalë me një deklaratë të posaçme, përmes së cilës u bën thirrje shteteve anëtare që të mos angazhohen me këtë plan apo të bashkëpunojnë me administratën amerikane në zbatimin e tij në ndonjë formë.

Subscribe to RSS - organizata e bashkepunimit islamik