oligopoli

Kundër oligopolit PS-PD-LSI

Postuar në 08 Shkurt, 2020 12:15

 

Disa parti aleate afër PD-së hodhën idenë e krjimit të një grupimi politik, si një sigël e vetme brenda koalicionit me PD-në. Qëllimi është për të maksimalizuar votën përballë tri partive, PS, PD dhe LSI. Këto parti shpresojnë që me këtë mënyrë shmanget edhe kalimi i votave të tyre te partitë e mëdha, konkretisht te PD-ja.

Kur do veprojë ligji në tregun oligopol të sigurimeve që rrjep shqiptarët?

Postuar në 12 Mars, 2017 15:31

30 mijë shqiptarë nuk kanë marrë asnjë kacidhe nga sigurimet që ata kanë paguar për automjetet e tyre. Kështu raporton sot Vizion Plus që ngre një çështje e cila kërkon trajtim urgjent. Sipas deputetit socialist, Ervin Bushati, që është prononcuar, ndërhyrjet ligjore nuk kanë sjellë përmirëism të situatës dhe për rrjedhojë borxhi është rritur, por edhe të drejtat e qytetarëve janë cenuar. AMF-ja në krye të së cilës ishte deri së fundmi, Enkeleda Shehi, është një ent skandaloz që bën sehir.

Hetim oligopolit në sigurime. Rrezikohet gjobë deri në 2% të xhiros

Postuar në 09 Shtator, 2016 20:18

Kompanitë e sigurimit aktualisht po hetohen nga ekspertë të Autoritet të Konkurencës. Objekt i hetimit do të jenë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm motorrik, që u rritën me 25 % në gusht të këtij viti. Autoriteti i Konurencës nisi hetimin menjëherë pas publikimit në media të ndryshimit të tarifave nga të gjitha kompanitë, në të njëtën kohë e me të njëtin çmim.
Dyshimi nëse ka marrëveshje të fshehtë dhe fiksim të çmimit është objekti i këtij hetimi. Nëse shkelje konstatohet, shoqëritë e sigurimeve rrezikojnë gjobë deri në 2 % të xhiros vjetore për seicilën prej tyre.

Subscribe to RSS - oligopoli