OBSH

OBSH u kërkon ndihmë vendeve të pasura për t’i dhënë fund pandemisë

Postuar në 09 Shkurt, 2022 10:29

OBSH-së i duhen edhe 16 miliardë dollarë për të financuar planin e saj kundër pandemisë COVID-19. Shumën e mbetur, OBSH e kërkon nga vendet e pasura.

"Shkenca na dha mjetet për të luftuar COVID-19; nëse ato ndahen globalisht në solidaritet, ne mund t'i japim fund COVID-19 si emergjencë shëndetësore globale këtë vit", tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH: Omicron përbën rrezik të lartë, bota të përgatitet

Postuar në 29 Nëntor, 2021 12:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se varianti Omicron përbën potencial për rrezik global me pasoja të rënda në disa zona. Agjencia e OKB-së u kërkoi 194 vendeve anëtare të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve me prioritet të lartë dhe, në pritje të rritjes së numrit të rasteve, të hartojnë plane për të zbutur impaktin e një vale të re dhe për të ruajtur shërbimet thelbësore shëndetësore.

Varianti Omikron sfidon vaksinën

Postuar në 27 Nëntor, 2021 12:25

Bota ka përballë një “armik” të ri: variantin e sapozbuluar të Covid-19, të cilit një ditë më parë OBSH-ja i dha emrin Omikron. Të enjten, autoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut njoftuan se kishin konstatuar një variant të ri të virusit, i cili ka potencial të lartë transmetimi.  

OBSh: 500 mijë vdekje nga CoVid-19 në Europë deri në shkurt 2022

Postuar në 04 Nëntor, 2021 13:55

Europa mund të përballet me një tjetër valë viktimash nga CoVid-19. Paralajmërimin e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës deri në fillim të vitit 2022, në kontinentin tonë mund të vdesin për shkak të sëmundjes edhe 500 mijë njerëz.

Ne jemi sërish në epiqendër. Ritmi aktual i transmetimit në 53 vende të rajonit europian është shumë shqetësues

ka thënë Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën.

Sipas tij shkak për këtë situatë është shkalla e ulët e vaksinimit.

OBSH: 7 milionë vdekje në vit për shkak të ndotjes së ajrit

Postuar në 24 Shtator, 2021 10:53

Shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit kanë shkak ndotjen e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit, duke e cilësuar ndotjen një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve.

Sipas OBSH, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja janë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.

Normat e lejuara të ndotjes, të rishikuara nga OBSH, synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe përdoren nga qeveritë si referencë për standardet ligjërisht të detyrueshme.

OBSH pezullon miratimin e Sputnik V

Postuar në 16 Shtator, 2021 22:46

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V, deri në përfundim të një inspektimi të ri në të paktën një prej fabrikave ku prodhohet.

Në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit, një degë rajonale e OBSH-së, nëndrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e urgjencës ishte pezulluar pasi janë zbuluar disa shkelje në prodhimin e vaksinës. Kjo është evidentuar gjatë një inspektimi të OBSH-së në Rusi në maj.

Tjetër variant rezistent ndaj vaksinës, virusi Mu shfaqet në Kolumbi

Postuar në 01 Shtator, 2021 09:42

Një variant i ri i Covid-19 po ndiqet me kujdes nga OBSH-ja. I njohur si "Mu", varianti u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar 2021.

Mu njihet edhe me emrin shkencor B.1.621 dhe sipas OBSH-së, ka mutacione që tregojnë rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

OBSh: Duhen 11 miliardë doza deri në shtator për të arritur objektivin e vaksinimit

Postuar në 23 Korrik, 2021 23:12

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje sot që vendet e pasura të shpërndajnë vaksinat anti-CoVid-19 për të frenuar pandeminë. Sipas tij deri në muajin shtator duhen shpërndarë 11 miliardë doza në mënyrë që të arrihet objektivi i vaksinimit të të paktën 10% të popullsisë së çdo vendi. 

Shpërndarja e dozave është një zgjidhje afatshkurtër. 75% e 3.5 miliardë vaksinave kanë shkuar aktualisht në vetëm 10 vende

tha ai. 

OBSh: Nuk ka një variant vietnamez të CoVid-19

Postuar në 03 Qershor, 2021 15:18

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë që varianti i CoVid-19 që po qarkullon në Vietnam, të jetë një hibrid mes variantit indian dhe atij britanik.

Nuk ka një hibrid të ri në Vietnam në këtë moment, bazuar në përkufizimet e OBSh-së

është shprehur përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park.

OBSH miraton Moderna-n për përdorim emergjent

Postuar në 01 Maj, 2021 15:54

OBSH i ka hapur dritën jeshile vaksinës Moderna për përdorim emergjent. Vaksina mRNA e prodhuar në SHBA i bashkohet AstraZeneca-s, Pfizer-BioNtech dhe Johnson&Johsnon në listën e atyre që OBSH ka miratuar deri tani për përdorim emergjent, raporton Euronews.

Kërkesa për aprovim të dërguara nga dy kinezet Sinovac dhe Sinopharm pritet të miratohen në ditët e ardhshme.

Pages

Subscribe to RSS - OBSH