ngrohja globale

Oqeanet si shpëtim nga ngrohja globale

Postuar në 19 Shkurt, 2022 11:48

Oqeanet mund të thithin dioksid karbon më shumë se pemët. Një studim i publikuar së fundmi e ka nxjerrë këtë konkluzion pasi mbajti nën vëzhgim tërheqjen e përhershme të karbonit nga guaskat e planktoneve në oqean pranë Zelandës së Re.

Këto guacka rezulton se kanë tërhequr afërsisht të njëjtën sasi karboni si emetimet rajonale të dioksidit të karbonit, dhe ky proces ka qenë më intensiv gjatë periudhave të hershme të ngrohjes klimatike.

Ndotësit më të mëdhenj të planetit

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 12:46

Pesë janë vendet që gjenerojnë 60% të ndotjes globale. Sipas shifrave të vitit 2019, vetëm Kina prodhon ndotje sa katër të tjerat të marra së bashku. Për më tepër sasia e CO2 që prodhon ajo sa vjen e rritet.

Në mënyrë të veçantë, janë pesë kompanitë më të mëdha të industrisë kineze që lëshojnë në atmosferë sasitë më të mëdha të dioksidit të karbonit. China Baoëu, prodhuesi më i madh i çelikut në botë, çliron CO2 sa i gjithë Pakistani.

Ngrohja globale rrezikon "polin e tretë" të akullnajave

Postuar në 20 Dhjetor, 2021 17:17

Ngrohja globale ka përshpejtuar ritmin e shkrirjes së akullnajave në majën më të lartë të botës. Një studim i kryer së fundmi konkludon se akulli në Himalaja po shkrin me një ritëm të tillë që rrezikon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.

Një shkencë që na sheh si Fremenë

Postuar në 09 Gusht, 2021 13:23

Pandemia, klima, ngrohja globale, luftërat, rendi ndërkombëtar në krizë. E me këto të gjitha kinemaja e filmave apokaliptikë dhe postapokaliptikë. Narrativa globale po ndërton një distopi të pashmangshme që po e vendos njeriun në krizë të thellë besimi për aftësitë e tij dhe për arritjet e deritanishme. Po e afron fundin jo në kuadër të milenarizmit, pra të besimit fetar se korrigjimi vjen me asgjësimin, por me litaninë e tregimit të përditshëm të shenjave dhe ngjarjeve që vetëdenoncojnë qytetërimin.

Ngrohja globale, OKB publikon raportin: Klima, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar në 09 Gusht, 2021 12:55

Ngrohja globale duket se ka mbërritur për disa aspekte në pikën e moskthimit pavarësisht masave që mund të ndërmarrin qeveritë e vendeve të zhvilluara. Një raport i miratuar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës në OKB, vë në dukje se rritja e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në shkallë planetare do të arrihet rreth vitit 2050, duke krijuar kushte për paparashikueshmëri klimaterike. Thatësira të mëdha, përmbytje, valë të nxehti, këto janë pasojat imediate që pritet të prekin planetin si pasojë e emetimit të karbonit.

Që nga viti 1994, Toka ka humbur 28 trilionë ton akull

Postuar në 23 Gusht, 2020 15:40

Që nga viti 1994 Toka ka humbur 28 trilionë tonë akull. Kjo shifër është përllogaritur nga shkencëtarët britanikë që kanë analizuar të dhëna satelitore të mbledhura duke vëzhguar polet, malet dhe akullnajat. Sipas tyre shkrirja në masë e akujve për shkak të ngrohjes globale mund të çojë në rritjen e nivelit të detit me 1 m deri në fund të këtij shekulli.

Për ta kuptuar, çdo cm e rritjes së nivelit të detit do të thotë se rreth 1 milionë njerëz do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre

Ngrohja globale ka ndodhur edhe më parë

Postuar në 12 Shkurt, 2020 13:24

Ngrohja globale për të cilën flitet kaq shpesh nuk duket se është një dukuri e lidhur me emetimin e gazrave nga aktiviteti i njeriut. Një ekip studiuesish nga universiteti i Sidenit kanë publikuar së fundmi rezultatet e kërkimit të tyre sipas të cilit rezulton se rreth 100 mijë vjet më parë rritja e temperaturave të oqeanit çoi në shkrirjen e akujve të Antakridës dhe rritje të nivelit të detit me 3 metra.

Kriza e ujit kërcënon Europën Jugore

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 10:59

Vende si Spanja, Italia, Qipro, Greqia  dhe Turqia do të kenë çekuilibrimin më të madh të furnizimit me ujë në Evropë. Një studim i Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian parashikon rritje të thatësirës në këto vende. Kjo do të thotë se furnizimi me ujë i hidrocentraleve do të reduktohet dhe se përveç sektorit të energjisë do të ndikohen negativisht edhe bujqësia e transporti.

Britani, stuhia Desmond provokon rekord reshjesh: 340 mm shi në 24 orë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 00:27

Në Skoci dhe në Veriun e Anglisë stuhia Desmond ka provokuar përmbytje të mëdha. Një pjesë e banesave janë pa dritë dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë. Rekord është shënuar edhe në sasin e shiut të rënë: 340 millimetrea në 24 orë në Lake District, diçka më shumë sesa rekordi i vitit 2009 me 316.4mm. qysh në këtë moment ka nisur të flitet për efektet e ngrohjes globale dhe Britania duket se është një pikë kritike në këto lloj skenarësh pesimistë.

Subscribe to RSS - ngrohja globale