neranxi

Protesta e Himarës: “Toka është e himarjotëve dhe kështu do të mbetet”. Merr pjesë edhe Mediu me Dulen

Postuar në 15 Gusht, 2016 16:09

Protesta e paralajmëruar në Himarë është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente. Nga materiali video që është publikuar nga televizoni lokal “sarandweb”, përcillen disa elementë që mund të nënvizohen:

Thirrje për protestë kundër asimilimit të himarjotëve dhe grabitjes së pronave

Postuar në 09 Gusht, 2016 15:19

Binzesmeni Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, ka shpërndarë një thirrje për protestë përmes profilit të tij në Facebook. Neranxi flet për një plan asgjësimi në pikën më të ndjeshme: pronën. “Ai qe e ndjen veten pasardhes te himarioteve trima dhe te pamposhtur, duhet te vije me 14 gusht ne oren 19 ne Spile, ti themi jo grabitjes se pronave, jo asimilimit dhe cberjes tone si komunitet bashke me historine tone te lavdishme! Himariotet e pare luftuan me piratet e detit, ne himariotet e vitit 2016, duhet te luftojme me piratet e pushtetit!

"Do të derdhim gjak për pronat tona në Himarë"

Postuar në 05 Korrik, 2016 15:29

“Kërkojmë nga Bashkia Himarë transparencë për projktet, duhet të konsultohet me qytetarët” - ka qënë kjo deklarata e Nikollaq Neranxit, Drejtorit Ekzekutiv i Shoqatës së Komunitetit Himariot. I ftuar në studion e TemA TV, Neranxi shpjegoi konfliktin e dhunshëm të pak ditëve më parë në Këshillin Bashkiak, konflikt që sipas tij buron nga terri informativ në të cilin janë lënë banorët. Sa i përket çështjes së pronave, Neranxi tha se himariotët do të derdhin gjak për të përfituar titujt e pronësisë.

"Ka një skenar të errët për ta zhbërë Himarën"

Postuar në 02 Korrik, 2016 15:36

Ish-deputeti himarjot, biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan në profilin e vet në Facebook për atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Policia komunikoi për një zënkë për motive të dobëta, por Neranxi flet për një skenar të errët. Më poshtë statusi i Neranxit:

Lirohet Neranxi. Ndalimi për parkim, provë për humbjen e qetësisë

Postuar në 24 Prill, 2016 10:23

Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka njoftuar sot përmes një statusi në “Facebook” se është liruar pas 6 orësh. “Te dashur miq! Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike”, shkruan ai.

Në komisariat Neranxi për parkim të gabuar dhe fyerje të dinjitetit të policisë (Video)

Postuar në 23 Prill, 2016 20:43

Policia njoftoi shoqërimin në Komisariatin Numër 6 të biznesmenit Nikollaq Neranxi për parkim të gabuar dhe ofendim të punonjesve të policisë. Arsyeja për të cilën policia ka ndaluar biznesmenin ndoshta motivon shoqërimin e tij në komisariat, por të ushtrosh gjuhën e forcës si zgjedhje të parë për mosmarrëveshje të këtij lloji  dhe për më tepër kur flitet për biznesmen që përfshihen në listën e tatimpaguesve të mëdhenj, nuk shton në rekordet e policië ndonjë sukses që justifikohet me synimin për të bërë shtet.

Nikollaq Neranxi shpreson vetëm në Facebook/Kryeministri i dërgon letër falënderimi, OSHEE-ja e gjobit fshehurazi

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 04:42

Nikollaq Neranxi, biznesmen i njohur dhe ish-deputet i së majtës, poston në profilin e kompanisë së tij me të njëjtin emër, në Facebook, një rast ku si protagonist është OSHEE-ja dhe arbitrariteti i saj. Sqaron vetë biznesmeni: “OSSHE ky hajdut i madh i biznesit dhe i qytetarëve! Të dashur miq! Duam të denoncojmë publikisht një vjedhje të turpshme që një kompani shtetërore kërkon t'i bëjë Kompanisë "Neranxi", natyrisht më pas do ndjekim rrugët ligjore, aty ku në fakt jami fare të pashpresë, sepse nuk mund t'i thuash hajdutit, kape hajdutin.

Subscribe to RSS - neranxi