negociatat

Zyrtare/Ambasadorët e BE, një patericë Shqipërisë për negociatat

Postuar në 14 Qershor, 2019 17:47

Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për aprovim në 18 qershor në Luksemburg.

S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë

Postuar në 12 Qershor, 2019 17:17

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.

"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.

Merkel vulos veton për negociatat me Shqipërinë

Postuar në 07 Qershor, 2019 09:33

Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" të premten (07.06) kancelarja gjermane e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën. Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Zaev: Negociatat, Rama kërcënon Europën me çështjen e Kosovës

Postuar në 06 Qershor, 2019 12:32

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli  se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

Manipulimi me artikullin e Michael Roth/Në Gjermani po thonë Jo për Shqipërinë

Postuar në 30 Maj, 2019 13:23

Dje u qarkullua në media një deklaratë e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, që kritikonte qëndrimin politike dhe vepriemt e dy partive kryesore opozitare në Shqipëri. Ideja është e thjeshtë: legjenda se Gjermania është kritike me qeverinë shqiptare nuk qëndron. Dhe si ilustrim sillet një qëndrim i ministrit Roth. 

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Postuar në 29 Maj, 2019 13:23

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp gjatë së cilës prezantoi Progres Raportin për të dyja vendet. 

Hahn flet shqip: Treni juaj iku

Postuar në 16 Maj, 2019 19:25

Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.

Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)

Postuar në 08 Maj, 2019 20:24

Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.

Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.  Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.

Rama: Më jepni negociatat, letrat i kam në rregull

Postuar në 06 Maj, 2019 22:30

Edi Rama kërkon me çdo kusht të dalë në anën tjetër të bregut me varkën e negociatave. Berlni vulosi “JO”-në e Qershorit, një shaka e hidhur që ekspozoi sërish kryeministrin tonë, i cili me të vetën i ka hapur negociatat qershorin e kaluar.

Kam folur dhe s’kam folur!

Postuar në 02 Maj, 2019 16:32

Edi Rama bëri mbledhje të hapur me grupin parlamentar ku raportoi për përfundimet e samitit të Berlnit.

Më shumë sesa informim për çfarë u diskutua në lidhje me projektet si politike ashtu edhe ekonomike, kryeministri e trajtoi gjithë shfaqjen si replikë ndaj mediave dhe komenteve që u bënë për punimet e samitit.

Në pamundësi për të thënë një datë për hapjen e negociatave, kryeministri u përdrodh duke thënë se nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, por formalisht.

Pages

Subscribe to RSS - negociatat