Ndrenika

Të paprekshmit mes Vegjëlisë dhe avlëmendit të elitës

Postuar në 24 Maj, 2020 14:37

Robert Ndrenika është një monument. Kadareja është tempull. Kadri Roshi është korife

Lista e të mëdhenjve në këtë vend të vogël mund të vazhdojë gjatë. Janë të mëdhenj për veprën e tyre dhe për kompleksin tonë si të vegjël, shpallen si të paprekshëm.Duhet t'i bashkohesh me ulërimën tënde këtyre parrullave, pasi përndryshe vvvvvzzzt, një vizë e kuqe.

Peticioni i pazakontë/Një pjesë e artistëve: Prisheni Teatrin!

Postuar në 15 Maj, 2020 21:57

Ndoshta është peticioni i parë që aktorë të një teatri ku kanë performuar një jetë të tërë, kërkojnë prishjen e tij. Ky është rasti me peticionin e firmosur sot nga disa artistë në krye të të cilit qëndron Robert Ndrenika, e pastaj vazhdon ndonjë tjetër si Arben Derhemi, apo Alfred Trebicka që në fillim folën për hunj e dhunë kundër prishjes.

Peticioni i turpit!

Postuar në 26 Korrik, 2018 13:30

Bashkia arriti të mobilizojë një  grup artistësh për të firmosur një peticion që i kërkon Ilir Metës të dekretojë ligjin e kompanisë “Fusha sh.p.k” për ndërtimin e 6 Kullave dhe një Teatri të Ri në zonën ku ndodhet godina aktuale e Teatrit.

Janë 54 firma, mes të cilave ajo e Robert Ndrenikës, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga e Arben Derhemi, të cilët ndryshuan qëndrim rrugës dhe dolën në foto duke buzëqeshur me Erion Veliajn.

Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)

Postuar në 02 Prill, 2018 21:33

Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.

Subscribe to RSS - Ndrenika