ndikimi ekonomik

Impakti ekonomik i infrastrukturave aeroportuale

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 17:43

Infrastrukturat aeroportuale luajnë një rol primar jo vetëm brenda sistemit të trasportit, në të cilin ato janë një komponent i rëndësishëm, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi, më konkretisht në një zonë territoriale të përcaktuar. Infrastrukturat aeroportuale, konsiderohen një element themelor i sistemit ekonomik e prodhues, turistik e tregtar të një territori, kjo për shkak të efektit multiplikator që aktivizohet nga përfitueshmëritë që merr i gjithë sistemi tregtar e prodhues i një zone.

Rruga e rrugës së Arbrit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:55

Rruga e Arbrit, siç u shpreh pak ditë më parë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i thirrur në apel nga një deputet i opozitës, përfaqëson një aset kombëtar. Infrastruktura në tërësi është një pasuri kombëtare, e cila duhet medoemos të qëndrojë e zhveshur nga ngjyrimet partiake, të cilat vetëm sa shtrembërojnë projektimet e reja, aq shumë të nevojshme për përmirësimin e vazhdueshëm infrastrukturor të vendit. Këto investime të mirëstudiuara, mbartin përfitime jo vetëm për lokalitetet që janë përfituese direkte, por kanë impakt edhe në ekonominë në shkallë vendi.

Subscribe to RSS - ndikimi ekonomik