ndikim

Greqia dëbon diplomatët rusë

Postuar në 11 Korrik, 2018 10:19

Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme.  Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshme kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.

Michael Jackson, ndikim kulturor në dy shekuj

Postuar në 17 Qershor, 2018 18:18

Një ekspozitë historike që eksploron ndikimin e disa prej emrave kryesorë të artit bashkëkohor nga Michael Jackson do të hapet më 29 gusht 2018, datë që përkon me  atë që do të ishte ditëlindja e 60-të e legjendës së muzikës. 

Michael Jackson është një nga figurat më me ndikim kulturor që ka dalë nga shekulli i 20-të dhe trashëgimia e tij vazhdon në shekullin e 21-të. Domethënia e tij është pranuar gjerësisht kur bëhet fjalë për muzikën, videot muzikore, vallëzimin, koreografinë dhe modën, por ndikimi i tij i konsiderueshëm në artin bashkëkohor është një histori e patreguar.

Shefi i FMN-së në Tiranë: Nuk e matim dot ndikimin e kanabisit në ekonomi

Postuar në 11 Maj, 2017 17:49

Shef i FMN në Tiranë, Jens Reinke deklaron se se Shqipëria vazhdon të jetë një vend me ekonomi të madhe informale, ku pjesën më të madhe e zënë aktivitetet e jashtligjshme përfshi edhe prodhimi i kanabisit. I pyetur nga Top-Channel sa është ndikuar rritja ekonomike nga aktivitetet e jashtëligjshme, veçanërisht prodhimi i kanabisit, shefi i FMN-së nuk jep konsiderata, por pranon se është në dijeni të fenomenit. 

Sulmi në Paris "trazon" fushatën presidenciale në Francë

Postuar në 21 Prill, 2017 19:43

Kryeministri i Francës, Bernard Kaznev akuzoi Marine Le Pen se është duke u përpjekur për të shfrytëzuar paturpësisht sulmin në Paris për të ushqyer frikën dhe për ta ndarë popullin francez për arsye elektorale. Fronti Kombëtar ka votuar kundër një nga një të gjitha ligjet e anti-terrorizmit që janë paraqitur në parlamënt, ka thënë kryeministri francez në përgjigje të deklaratës së Le Pen, e cila bëri thirrje për rifutjen e kontrolleve kufitare dhe deportimin e shtetasve të huaj të cilët janë në listat e shërbimeve të monitorimit sigurisë.

Fondacioni për “Shoqëri të Hapur” i Soros, 6500 dollarë shpërblim për këshilltarin e kryeministrit (dokumente)

Postuar në 22 Gusht, 2016 17:50

Hijet e Xhorxh Soros dhe hamendësimet për ndikimin e fondacionit të tij në qeveritë e majta kanë marrë një trajtë edhe më të besueshme pas publikimit të afro 2500 faqeve nga DC Leaks. Në disa prej këtyre dokumenteve theksohet rëndësia e madhe që kishte çështja e Ukrainës për miliarderin amerikan. OJF-të e krijuara prej tij u angazhuan në financimin e një fushate mediatike në mbështeje të grushtit të shtetit në Ukrainë dhe kundër retorikës ruse.

Shqetësimi i OKB-së: ISIS-i po rrit ndikimin në Afganistan, ka dukshëm një përhapje virale

Postuar në 26 Shtator, 2015 10:28

Sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së, grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve. “Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit”, thekson raporti i komitetit të OKB-së. Raporti citon gjithashtu se vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10% e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik.

Subscribe to RSS - ndikim