ndergjegja

Jam i lumtur ose i trishtuar herë pas here/Google pushon inxhinierin që publikoi bisedat me një sistem të IA

Postuar në 13 Qershor, 2022 16:59

Google ka pezulluar nga puna një inxhinier që publikoi transkriptet e një bisede mes tij dhe një sistemi shkëmbimi mesazhesh të kompanisë, LaMDA(moeli gjuhësor për aplikime dialogimi). Sipas Blake Lemoine, sistemi në fjalë është bërë i ndjeshëm, percepton dhe mendon si një fëmijë njerëzor. Vendimi i largimit ka marrë zë në media të ndryshme që hedhin dyshime mbi një klimë sekreti që qarkon zhvillimin e Inteligjencës Artificiale nga gjigandët e teknologjisë.

A mbijeton ndërgjegjja pas vdekjes? Një transplant koke mund të japë përgjigje për këtë

Postuar në 26 Qershor, 2017 12:40

Në fund të këtij viti është parashikuar transplanti i parë i kokës në një individ njerëzor. Kirurgu që e ka marrë përsipër një gjë të tillë është italiani Sergio Canavero sipas të cilit kritikat etike nuk e dekurajojnë. Ai thotë se janë me mijëra kirurgët që e kanë kontaktuar nga e gjithë bota qëkurse ai nisi projektin Parajsa.

Gjithçka më duhet është një spital me 20 kirurgë, që janë më pak nga sa mendoja se më duheshin më parë”, shprehet ai në një intervistë për agjencinë ruse “Sputnik”.

Ndërgjegja në realizim "artizanal"

Postuar në 17 Qershor, 2017 19:16

Neurologu Greg Dunn bashkë me artisitin dhe fizikanin Brian Edëards kanë realizuar këto imazhe të Ndërgjegjes. Imazhet janë një skanim artizanal nëse mund të themi bazuar në pamje të hollësishme të trurit kombinuar me një model kompjuterik që imiton komunikimin e neuroneve dhe lëvizjen e sinjaleve në tru. Përfundimi është një set imazhesh që perceptohen si përfytyrim i duhur i një kompleksiteti misterioz dhe artistik, që i përgjigjet përmasës së trurit njerëzor, diçka shumë më e madhe se një makinë dhe më tepër se një artist i pazbërthyeshëm.  

Subscribe to RSS - ndergjegja