nazizmi

Paradë naziste e nxënësve të një shkolle në Tajvan (Video)

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 12:49

Drejtori i një shkolle në Tajvan është dorëhequr pas reagimeve që shkaktoi një paradë e nxënësve të shkollës me temë nazizmin. Fotot dhe videot e publikuara në internet tregojnë nxënësit shkollës të veshur me uniforma naziste, duke tundur pankarta me kryqin nazist, në festimet për 62 vjetorin e hapjes së shkollës.

Politika dhe propaganda naziste si shembull për politikën dhe propagandën komuniste shqiptare

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 14:41

Nga të parat institucione që krijoi Hitleri kur erdhi në fuqi, ishte Ministria e Propagandës, më 13 mars të vitit 1933. Në krye të kësaj ministrie ai vendosi Josef Gëbelsin, një nga udhëheqësit nazistë më të kultivuar. Detyra kryesore e asaj ministrie ishte të vinte me mjeshtëri nën kontroll të gjitha aspektet e jetës shpirtërore, kulturore dhe intelektuale gjermane.

Çështja çame sipas optikës greke, propagandë dhe nacionalizëm

Postuar në 30 Tetor, 2016 18:59

Për çështjen e shumëdebatuar të Çamërisë, Huffingtonpost ka folur me profesorin e Universitetit të Janinës, Athanasios Gotovos, i cili është dhe  autor i librit me titull “Çamëria, identitete në Thesprotinë e pushtuar dhe roli i pakicës myslimane”. Siç shpjegon Gotovos bëhet fjalë për  një çështje shumëplanëshe dhe të shtrirë në disa faza historike. Për të kuptuar këtë çështje të vështirë thotë ai kërkohen njohuri, jo vetëm në rrafshin  historik, por edhe në disiplina të tjera të ngjashme të shkencave sociale.

Vdes Ernst Nolte, historiani “reaksionar”

Postuar në 18 Gusht, 2016 23:34

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare historiani i njohur gjerman, Ernst Nolte. Ai erdhi në vëmendje të rretheve shkencore dhe opinionit në Perëndim si pasojë që tezave të veta mbi nazizmin dhe Hitlerin. Sipas Nolte, nazizmi dhe themeluesi i tij, Adolf Hitler, ishin reaksioni logjik i Gjermanisë ndaj kërcënimit ekzistencial që përfaqësonte revolucioni rus. Kjo tezë si dhe artikuli i tij i vitit 1986 “E shkuara nuk do të zhbëhet” krijuan debate shumë të forta.

Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë

Postuar në 09 Qershor, 2016 14:32

Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.

Pages

Subscribe to RSS - nazizmi