navalny

Akuza e opozitarit rus Navalny: Vila Segren, pronë private e Putin

Postuar në 01 Shtator, 2017 11:49

Lideri opozita rus Alexei Navalny ka publikuar pamje ajrore të asaj që quhet Vila Segren, një mjedis privat në gjirin e Finlandës, i përdorur dikur për xhirime filmash. Në ambjentin në fjalë janë shtuar banesa të reja. Sipas Navalny kjo dëshmon një skemë korruptive që është në veprim në Rusi e në krye të së cilës qëndron Putin. Navalny thotë se Putin i regjistron pronat nën emra të tjerë, persona që janë pasuruar shumë gjatë sundimit të tij.

Video/Arrestohet, Navalny, opozitari kryesor i Putin

Postuar në 26 Mars, 2017 17:06

Alexei Navalny, opozitar i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar sot gjatë një proteste anti korrupsion. Navalny ka organizuar protestën përmes blogut të tij dhe në qendër të saj ishte kryeministri Dimitri Medvedev, i vënë në qendër të akuzave se drejton një perandori të vërtetë pasurish të patundshme.

Në qendër të skandalit. E megjithatë asgjë nuk ndodh

Postuar në 06 Mars, 2017 14:05

Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.

Pages

Subscribe to RSS - navalny