nasho jorgaqi

Mesazhet e Tuqididit, letrat e Nolit dhe “dropulliti” Nasho Jorgaqi...

Postuar në 04 Prill, 2017 23:09

Bashkia e Dropullit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” shkrimtarin Nasho Jorgaqi, me motivacionin “Për kontributin e tij në studimin, stimulimin dhe promovimin e letërsisë dhe kulturës së minoritetit etnik grek në Shqipëri”. Nderimi për shkrimtarin erdhi pas propozimit të Departamentit të Gjuhës dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Gazetari Fitim Çaushi shkruan se: “…Bashkia e Dropullit organizoi një mbrëmje kulturore me shumë emocione dhe ngrohtësi njerëzore”.

Përse kjo fushatë pikërisht tani kundër Fishtës?

Postuar në 16 Tetor, 2016 02:07

​Pra pak ditësh, në disa gazeta, u botua një letër e Gjergj Fishtës, e zbuluar prej Nasho Jorgaqit, të cilën Fishta ia dërgonte një miku të tij, një oficeri fashist, këtu e më se 75 vjet më parë. Mjaftoi kjo letër që Fishta menjëherë të quhej fashist dhe të anatemohej nga komunistët ashtu siç dinë ata, kur i vënë tjetrit epitetin fashist, ndonëse Fishta nuk ka qenë asnjëherë as fashist me bindje dhe as fashist i organizuar se, po të kishte qenë, do të kishte bërë, së paku, një poemë a një vjershë për Beniton a fashizmin, ashtu siç bënë poetët tanë komunistë për Enverin dhe Partinë. Por jo.

Nasho Jorgaqi në Zululand: Kleri katolik ka bashkëpunuar me pushtuesin; ndërsa Mjeda është më i madh se Fishta (Video)

Postuar në 11 Tetor, 2016 21:48

Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar Nasho Jorgaqi, me të cilin Nano bisedoi lidhur mbi polemikën që ka shkaktuar një letër e Gjergj Fishtës dërguar në vitin 1939 një koloneli të ushtrisë italiane, të cilën ka qenë Jorgaqi që e ka publikuar, dhe e ka komentuar. Në shkrimin e tij, Jorgaqi thoshte në thelb se kjo letër është në provë tjetër e qëndrimit mirëkuptues me fashizmin që ka pasur Gjergj Fishta.

Teza e kompromisit të Çabejit me fashizmin, e pavërtetë*

Postuar në 10 Tetor, 2016 11:31

Në një polemikë me prof. Nasho Jorgaqin në “Panorama” të datës 7 tetor, prof. Romeo Gurakuqi formulon tezën e një “impostimi kompromisi deri dhe servitor” ndaj Italisë dhe më pas ndaj Wehrmacht-it “nga pjesa më e rëndësishme e elitës shtetformuese dhe ajo liberal-demokratike, të cilët u përpoqën që fatalitetin e pushtimit fashist, të cilin e konsideronin të përkohshëm dhe të pashmangshëm, ta amortizonin utopikisht, duke mos e lënë të përplasej egërsisht mbi shtetin dhe shoqërinë”.

"Testamenti” i sajuar i Faik Konicës

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:57

Po i kthehemi edhe një herë në 140 vjetorin e lindjes çështjes së testamentit të Faik Konicës, të lënë gjoja të shkruar prej tij. Një përvjetor që opinioni zyrtar, për fat të keq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet e merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit.

Subscribe to RSS - nasho jorgaqi