nasa
NASA për Plutonin: “Një botë e ndërlikuar si Marsi”
E pasur, shumë e pasur, një botë plot me aspekte të jashtëzakonshme dhe formacione sipërfaqësore. Imazhet e reja të Plutonit të dërguara nga horizonte të reja të NASA-s entuziazmojnë astronomët. Planeti xhuxh vazhdon të sjellë të papritura: nga fotot shfaqen zona që duken të mbuluara me dunat, lumenj azoti që rrjedhin nga malet dhe fushat, luginat dhe krateret. Sipas ekspertëve që ndjekin misionin, “sipërfaqja e Plutonit është aq komplekse sa dhe ajo e Marsit”.
Planetet ku mund të zhvendoset njerëzimi
Toka është trupi qiellor që ka numrin më të madh të planeteve të ngjashëm. Zbulimi më i fundit i NASA-s ishte ai që tërhoqi vëmendjen për ngjamërinë e madhe me tokën të një planeti që ndodhet në galaksinë tonë. Shkencëtarët e NASA-s e emërtuan Kepler-452b dhe e pagëzuan si “kushëririn” e planetit tokë . Ai ndodhet 1 mijë e 400 vjet dritë larg dhe e kryen rrotullimin përreth yllësisë së tij për 385 ditë. Kelpelr-452b ka një diametër 60% më të madh se toka.
Shkencëtarët e së ardhmes, gjimnazistët shkruajnë kode për NASA-n
Gjatë finaleve të konkursit “Robotikët Zero” në 14 gusht, më shumë se 650 nxënës nga 11 shtete panë software dhe zhvilluan konkurrencën e parë robotike në botë në bordin e stacionit hapësinor. Kjo garë u dha gjimnazistëve një mundësi për të mësuar mbi bazat e programimit kompjuterik, robotikëve dhe inxhinierisë hapësinore përgjatë një programi veror që zgjati pesë javë.
"Fluturimi" i një asteroidi
Asteroidi 1999 JD6 në distancë 7.2 milion km nga Toka, ose 19 herë distanca mes Tokës dhe Hënës, përcjellë me një video të NASA-s pas lokalizimit me radar më 25 korrik. Asteroidi do t'i afrohet Tokës në këtë distancë sërish në vitin 2054.
NASA publikon videon me pamjet e "anës së padukshme të Hënës"
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka lëshuar një video ku paraqitet "ana e padukshme e Hënës". Pamjet janë marrë nga një satelit dhe i jane përcjellë publikut. Për herë të parë, Hëna u pa nga ky kënd, më 1959, kur sovjetikët hodhën në hapësirë satelitin e parë.