narrativa

Mes “Rrezikut anglo-amerikan” dhe “Rrezikut serbo-sllav”

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 19:06

Sot ish-kryeminstri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar në profilin e vet në Facebook një opinion të gjatë mbi debatin e datës së Çlirimit të Shqipërisë.

Është një gjë e mirë për debatin shoqëror dhe atë politik që një politikan shpreh qëndrimet dhe gjykimet e veta mbi historinë e afërt politike të vendit. Është po kështu gjë e mirë që mes parlamentarëve shqiptarë ka akoma një njeri që nuk ulet të shkruajë vetëm për historinë e krahinës, a të bëjë ndonjë qokë për kushërinjtë dhe nipërit e heronjve që kaq shumë janë shtuar në këtë vend.

Njerëzit nuk përjetojnë të njëjtat përvoja të Prag Vdekjes

Postuar në 27 Korrik, 2017 14:27

Një tunel dhe një dritë e fortë, ndjesi paqeje, shkëputje nga trupi. Këto janë disa nga shenjat që raportohen nga persona të ndryshëm që kanë përjetuar përvoja të prag vdekjes. Në një studim të publikuar në Frontiers in Human Neuroscience ka marrë në shqyrtim këto raportime për të kuptuar sa prej tyre janë universale dhe sa janë përvoja unike të një individi. Një nga çështjet më pak të studiuara është rregullsia e mundshme e shfaqjes së këtyre dukurive te personat që përjetojnë përvoja të ngjashme.

Lufta civile si ide dhe si histori*

Postuar në 11 Korrik, 2017 13:08

David Armitage, profesor i historisë në Universitetin e Harvardit është aktualisht një nga protagonistët e të shkruarit në një formë të re të “historisë së botës”, atë  të rrëfimeve që tejkalojnë kufijtë kombëtarë të një historiografie konvencionale."Historia” e re e botës dhe qasja tërësore dallon qartë nga ngjizja e vjetër e historisë botërore, e cila përmbledh narrativa paralele kombëtare të grupuara në periudha të caktuara kronologjike.

E famshmja anonime, Elena Ferrante/“Kur unë shkruaj...”

Postuar në 02 Janar, 2016 19:28

Elena Ferrante. Ky është emri i artit i një novelisteje italiane e cila shkruan dhe publikon në anonimitet të plotë. “Haaretz” i kushton një shkrim dhe madje i ka shkëputur një intervistë shkrimtares që thuhet se jeton në Torino, apo për disa në Napoli. Ngjan si zakon shkrimtarësh kjo tërheqje, por për Italinë ndoshta Lampedusa mishëron një rast nga më të njohurit ku siç shprehej vetë ai “më pëlqente më shumë të rrija me gjërat sesa me njerëzit”. Ferrante përgjigjet se e vetmja gjë e saj e cila mund të ‘pushtohet me të drejtë’ janë librat që ajo ka shkruar.

Subscribe to RSS - narrativa