nagorno karbakh

Putin: Tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno-Karabakhun, do të ishte vetëvrasje

Postuar në 19 Nëntor, 2020 11:55

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno Karabakhun negociuar ditë më parë me Azerbajxhanin, do të ishte një akt vetëvrasës. Putin e ka përcjellë mesazhin e tij përmes një interviste televizive duke nënvizuar se Armenia duhet t’i përmbahet marrëveshjes. Marrëveshje ka hapur rrugën e lëshimeve territoriale në favor të Azerbajxhanit, çka ka provokuar protesta të mëdha në Armeni që kanë vënë në vështirësi qeverinë e Nikol Pashinyan, madje një javë më parë shërbimet armene deklaruan se kishin parandaluar një atentat ndaj tij.

Subscribe to RSS - nagorno karbakh