muri

Prishet muri i Mitrovicës

Postuar në 05 Shkurt, 2017 14:09

Muri në veri të qytetit është prishur sot duke i dhënë fund një ndarjeje artificiale. Prishja e murit u bë pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.

Gardh kufitar edhe me Kanadanë?

Postuar në 03 Janar, 2017 15:23

Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.

Arkitektët meksikanë: Muri i Trump, i pamundur të ndërtohet

Postuar në 07 Nëntor, 2016 18:23

Arkitektë të firmës, "Estudio 3.14" në Guadalajara kanë konkluduar se muri i gjatë 1,954 milje do të kushtonte 15-25 miliardë dollarë. Ai do të kërkonte angazhimin e 21 mijë agjentëve. Një çmenduri e vërtetë. Më poshtë foto të projektit të imagjinuar nga firma meksikane: 

 

Gardhi i Orbanit ndryshoi Europën

Postuar në 15 Shtator, 2016 10:32

Kur pikërisht para një viti autoritetet hungareze deklaruan, se tani do të mbyllet edhe boshllëku i fundit i kalimit kufitar, e gardhi në kufirin me Serbinë është ndërtuar,- gjithkush mund ta shihte, se për çfarë bëhej fjalë ato ditë në Europë: ndërkohë që në njërën anë kryeministri hungarez Viktor Orban punonte me zell për ta kthyer Europën në një fortifikatë, nga ana tjetër bota shihte ímazhet nga Gjermania. Mijëra njerëz u uronin mirëseardhjen me lule dhe lodra fëmijësh nëpër stacionet e trenave dhjetra mijëra refugjatëve.

Hungaria ndalon trenin me emigrantë nga Kroacia. Gati të ngrenë murin mbrojtës

Postuar në 19 Shtator, 2015 08:48

Budapesti ka bërë të ditur se mbi 4 mijë emigrantë kanë mbërritur sot në vend dhe janë në pritje rreth 1.200 të tjerë. Emigrantët kanë  çarmatosur kështu 40 truproje të policisë kroate dhe kanë arrestuar shoferin. Kjo u njoftua nga Shefi i menaxhimit të emergjencave të qeverisë, Gyorgy Bakondi. Sipas tij, treni kroat drejt Magyarbóly arriti pa asnjë komunikim, ashtu si dhe trenat e autobusët të tjerë me drejtim Hungarinë.

Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:33

Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".

Pages

Subscribe to RSS - muri