mobilizimi

Shërbimet ukrainase pretendojnë se Rusia po planifikon mobilizimin e 500 mijë trupave të tjera ushtarake

Postuar në 07 Janar, 2023 19:37

Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se Rusia është duke organizuar rekrutimin dhe mobilizimin e 500 mijë trupave të reja ushtarake që sipas tyre nis në mesin e muajit janar.

Një zyrtar i shërbimeve sekrete ushtarake, Andriy Cherniak, deklaroi për “Politico” se mobilizimi do të përfshijë disa qytete të mëdha dhe qendra strategjike industriale.

Arritëm marrëveshje me Kievin, Perëndimi e minoi. Nuk bllofoj: Do përdorim çdo mjet ndaj kërcënimeve

Postuar në 21 Shtator, 2022 11:56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar mobilizimin e pjesshëm në vend që përfshin angazhimin në Ukrainë. Përtej këtij akti, të cilin zyrtarë të Ukrainës e kanë cilësuar si të pritshëm, Putin ka konfirmuar atë që është raportuar më herët nga analistë në Perëndim se arritja e marrëveshjes së armëpushimit u minua nga perëndimi, kryesisht Britania e Madhe.

Korea e Veriut: Kanë aplikuar për t’u mobilizuar, 3.475 milionë njerëz

Postuar në 12 Gusht, 2017 10:07

Tensioni mes Koresë së Veriut dhe SHBA mbetet i lartë dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse lufta nuk është më çështje e këtyre ditëve apo jo. Agjencia koreano jugore, Yonhap, referon gazetën e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, sipas të cilës aplikimet për t’’u mobilizuar kanë arritur në shifrën e 3. 475 milionë njerëzve. Mes tyre ka punëtorë, studentë, pensionistë, një masë e madhe kjo që do ta kthente luftën në një përplasje me pasoja shkatërrimtare. Duket se acarimi i Phenianit ka ardhur pas miratimit më 5 gusht të sanksioneve të reja nga Këshilli i Sigurimit në OKB.

Socialistët e duan shumë Shqipërinë. “Rikthejnë Zborin”...edhe për të shërbyer Jashtë vendit

Postuar në 11 Shkurt, 2016 17:25

Qeveria ka miratuar së fundmi planin e mobilizimit të përgjithshëm, ose të pjesshëm  gjatë periudhës kur kërkohet gjendja e jashtëzakonshme. “Mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel, gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura.

Subscribe to RSS - mobilizimi