miramax

Pas akuzave nga 50 femra, edhe shteti i New York padit kompaninë "MiraMax" të Harvey Weinstein

Postuar në 12 Shkurt, 2018 10:16

Shteti i New York ka depozituar një padi penale për kompaninë e Harvey Weinstein, producenti i njohur i cili është nën akuzë për ngacmim seksual, kërcënim verbal, por edhe përdhunim që nga muaji tetor. Më shumë se 50 femra, mes të cilave edhe disa nga aktoret më të njohura të Hollywood, kanë ngritur akuza të ngjashme për Weinstein.

Por shteti i New York përmes prokurorit Eric Schneiderman ka përpiluar padinë ndaj kompanisë, vetë Harveyt, por edhe vëllait të tij, bashkëthemelues i kompanisë, Robert, me akuzën se kanë dështuar në mbrojtjen e punonjësve.

Subscribe to RSS - miramax