ministrja e mbrojtjes

Replikë ndaj Macron, ministrja gjermane e Mbrojtjes: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot

Postuar në 17 Nëntor, 2020 20:48

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se "Evropa ende ka nevojë për Amerikën".

Ushtria, sërish në pastrim territori

Postuar në 10 Korrik, 2017 14:24

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli poston sot në profilin e vet në Facebook, disa foto përmes të cilave tregohet angazhimi i ushtrisë në pastrimin e zonave bregdetare. Ministrja shoqëron fotot me këtë shënim:

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren në këto ditë të nxehta në çdo segmet rrugor kufitar dhe bregdetar pasi ndotja e mjedisit është në emergjencë kombëtare. Që nga Hani i Hotit, Velipoja, Shëngjini, Qafë Thana, Qafë Bota, dhe përgjatë gjithë rivierës, nga Llogoraja deri në Ksamil po pastrohet çdo cm rrugë, me qëllim ndërgjegjësimin e çdo qytetari”.

Subscribe to RSS - ministrja e mbrojtjes