ministrat e rinj

Gazeta "Dita": Një nga ministret e reja pi kafe me Linda Ramën, tjetra i ka zgjedhur perdet

Postuar në 29 Dhjetor, 2018 02:29

Gazeta “Dita” ka gjetur disa arsye të ndryshme, “jo politike” të cilat mund të qëndrojnë pas përzgjedhjes së ministrave të rinj që hynë në qeverinë e Edi Ramës. Në një editorial të vetin, gazeta në fjalë shkruan se pas emrave qëndron njohja private e kryeministrit dhe asgjë më shumë. Ja disa sugjerime të gazetës për çelësin e suksesit të ministrave:

Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj

Postuar në 20 Mars, 2017 10:42

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit

Postuar në 14 Mars, 2017 16:18

“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar. 

M. i Drejtësisë, Manjani: “Është herët të flasim për përplasje President –Qeveri. Kreu i shtetit është në afatin kushtetues për dekretet”

Postuar në 19 Shkurt, 2016 21:32

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një ndër juristët e mirë që ka mazhoranca dhe Parlamenti, mendon se President i Republikës është në afatin e tij kushtetues lidhur me dekretimin e dy ministrave të rinj, Ahmetaj dhe Ikonomi. Duke folur në emisionin “45 minuta” në “Report Tv”, Manjani u shpreh se: “Nuk ka një mosdekretim. Ka një ushtrim të kompetencave kushtetuese nga ana e Presidentit. Ashtu siç ka dhe një ushtrim të përgjegjësive kushtetuese nga ana e Kryeministrit, i cili ka për detyrë substanciale marrjen me detyrat e qeverisjes dhe të përbërjes së qeverisë.

Subscribe to RSS - ministrat e rinj