minishengeni

Praktika e munguar e informimit mbi politikën e jashtme

Postuar në 05 Janar, 2020 15:33

Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni. Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.

Kush gënjen nga këta të dy?

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 14:22

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për Minishengenin:

Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë ne e dimë se Rusia synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor  duke paraqitur vonesa dhe pengesa që vendet e rajonit të mos integrohen në NATO dhe BE

Thaçi: Refuzuam Minishengenin sepse nuk u ftuam në Novi Sad. Serbia mbetet aleate e Rusisë

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 14:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar përmes një konference për shtyp arsyen se pse ajo nuk mori pjesë në nismën e njohur si Minishengeni.

Minishengeni, nisma jonë. CEFTA dhe Procesi i Berlinit, proces me monitorim

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 13:17

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shpjeguar në një intervistë për Deutsche Welle arsyet e nismës së MInishengenit, kush qëndron pas saj dhe çfarë sjell ajo krahasuar me marrëveshjet në fuqi.

Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.

Modeli unik i Minishengenit, bashkëjetesë pa u zgjidhur konflikti*

Postuar në 27 Dhjetor, 2019 09:52

 

Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu duket rezultati i deritanishëm i iniciativës mini-Shengen. Së fundmi, në Tiranë javën e kaluar u nënshkruan marrëveshje mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi (në nivel krerësh shtetesh a qeverish) dhe Bosnjë-Hercegovinës me synim heqje barrierash në qarkullim mallrash e njerëzish më 2020-n.

2009-2019, dy projekte për Mini-Shengenin me dy fitues të ndryshëm

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 14:37

 

E mbështet apo jo Europa Minishengenin?

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 14:21

Tashmë është e qartë se nisma e Minishengenti Ballkanik e ka ndarë politikisht botën shqiptare. Një tregues për këtë është edhe alibia e zakonshme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që e shet këtë si një nismë që ka mbështetjen e SHBA dhe BE-së. Duke theksuar paraprakisht se një njeri i lirë, por edhe një shoqëri që është e lirë, ka të drejtën të mendojë dhe të mos bjerë dakord as me SHBA dhe as me BE-në, le të shohim sa e vërtetë është një gjë e tillë duke iu përmbajtur qëndrimeve publike.

Akademia e Shkencave e Kosovës: Minishengeni nuk mund të funksionojë në asimetrinë aktuale në Ballkan

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 12:47

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, për krijimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit. Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës nga ASHAK-u i shohin si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Dialogu Kosovë - Serbi nuk mund të relativizohet nga minifundi i Minishengenit

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 13:15

Ka një nxitim dhe shqetësim të madh në qarqet e pushtetit në Tiranë për të korrigjuar perceptimin publik mbi atë që po ndodh me nismën e Shengenit ballkanik. Përpjekja tinzare synon ta shndërrojë izolimin e Kosovës në vetëizolim dhe politikë qorre të Prishtinës zyrtare. Komedia po arrin deri aty saqë i sugjerohet në mënyrë arrogante palës kosovare të shohë se sa herë që Kosova mungon në nisma rajonale, kjo i jep mundësi Serbisë të deklarojë se Kosovën e përfaqson ajo. Një gjë krejt e pavërtetë. 

Premtim i përmbushur: Zero probleme me fqinjët. Të gjitha problemet me shqiptarët

Postuar në 21 Dhjetor, 2019 18:31

Haradinaj është gënjeshtar dhe i është futur një rruge qorre. Albin Kurti do të shpëtojë botën. Hashim Thaçi ka marrë kthesë 360 gradë(ka dashur të thotë 180) dhe nuk po kupton të ardhmen. 

Këto janë përkufizime të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që po hyn në vitin 2020 me një premtim të përmbushur: Zero probleme me fqinjët. 

Pages

Subscribe to RSS - minishengeni