michael jackson

Video/18 vjetori i Alibaba, Jack Ma performon para 40 mijë punonjësve të kompanisë

Postuar në 12 Shtator, 2017 20:47

Jack Ma, themelues dhe drejtues i Alibaba, Amazon i Kinës, ka festuar 18 vjetorin e kompanisë së tij, me një spektakël ku ka performuar vetë. Mbi një motorr, i veshur me stilin e Michael Jackson në albumin “Thriller”, nën muzikën e këtij të fundit, Ma është shfaqur në kulmin e fuqisë së tij përpara 40 mijë punonjësve të vet.

“Thriller” i Jacksonit, top - albumi i të gjitha kohërave në “R&B/Hip-Hop”

Postuar në 05 Mars, 2017 11:39

Albumi “Thriller” i legjendës Michael Jackson është top albumi i të gjitha kohërave në kategorinë “Top R&B/Hip-Hop Albums” më 1983-84. “Thriller” ishte për 37 javë në krye të kësaj liste të Billboard, transmeton. Ndërsa në vend të dytë është albumi i vitit 2009 nga Black Eyed Peas “The E.N.D.” Në vend të tretë është përsëri Jackson me “Off the Wall”. Dhe top pesëshen e përmbyllin Whitney Huston me albumin debutues të titulluar sipas saj, si dhe M.C. Hammer me albumin “Please Hammer Don't Hurt 'Em” është në vendin e pestë.

 

Trillet vanitoze të një ylli – pikturat e Michael Jackson si superhero

Postuar në 29 Nëntor, 2016 17:52

Michael Jackson, i njohur edhe si mbreti i popit, ka lënë pas një trashëgimi muzikore shumë të pasur. Edhe më e pasur është trashëgimia etij prej showman në skenë, çka e ka bërë atë një simbol të një kohe.

Por në jetën e tij private Jackson shfaqet krejt tjetër. Vanitoz deri në absurd, ai porosiste piktura dhe skultpura superheronjsh, apo protagonistësh të artit mesjetar ku mishëronte veten. Një Michael Jackson si Peter Pan, si Favidi i Michelangelos rrethuar nga kerubinë, Lancelot, apo edhe një skulptirë e Michael Jackson si Batman.

Subscribe to RSS - michael jackson