mi6

Ish-ambasadori i Britanisë në Turqi emërohet në krye të MI6

Postuar në 30 Korrik, 2020 15:19

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Turqi, Richard Moore është emëruar drejtues i shërbimit sekret, MI6 – shërbimi i jashtëm. Përmes një deklarate qeveria britanike konfirmoi pozicionin e Moore që pason në detyrë Sir Alex Younger që ka mbajtur detyrën për gjashtë vjet.

Moore ka lindur në Libi dhe është diplomuar për filozofi në Oxford. Ai ka hyrë në shërbim në vitin 1987 dhe konsiderohet si një spiun i kualifikuar në komunitetin e shërbimeve.

Dështimi i CIA-s në Shqipëri, për herë të parë pranohet roli i Sigurimit shqiptar si kryesor. Historiani Long: Philby, një alibi

Postuar në 18 Gusht, 2016 19:30

BBC publikon sot në intervistë me historianin britanik Steve Long rreth operacioneve të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane në Shqipëri në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Long sugjeron që panorama duhet parë në tërësi dhe Sigurimi i Shtetit duhet kredituar për aftësinë e tij në zbulimin dhe goditjene grupeve diversioniste. Sipas Long Kim Philby është përdour më shumë si një alibi për dështimin e CIA-s dhe MI6 në Shqipëri, meqenëse spiuni i famshëm e bënte më të justifikueshme humbjen sesa atribuimi i saj Sigurimit shqiptar.

Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”

Postuar në 10 Shtator, 2015 18:20

“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.

Subscribe to RSS - mi6