metafizika. bibla

Metafizika e rrokut*

Postuar në 02 Dhjetor, 2018 02:31

Çfarë është rroku (rock)? Nuk është e lehtë të përkufizosh një fenomen kaq kompleks dhe kontradiktor e njëkohësisht jokompakt dhe koherent. Ai është një formë e shprehjes muzikore, në evoluim të vazhdueshëm që nga mesi i viteve ‘50. Është një fenomen eklektik, rezultat i një kombinimi në ndryshim të formave muzikore të zhvilluara në mënyrë të pavarur. Një gjë është e sigurt: rroku ka pasur që në krye të herës aftësinë për t’u shndërruar në përkthyes të ëndrrave, aspiratave dhe problemeve të të rinjve. Ai ka përcjellë tensione, madje edhe të dhunshme, por sigurisht të thella.

Subscribe to RSS - metafizika. bibla