meshkujt

Kromozomi Y po zhduket

Postuar në 26 Shkurt, 2024 23:19

Kromozomi Y, i cili përcakton gjininë mashkullore, po degjeneron dhe mund të zhduket brenda pak miliona vitesh. Kjo mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit nëse nuk evoluojmë një gjen të ri të seksit.

Por ka një lajm të mirë. Një gjen i ri që përcakton gjininë mashkullore është tashmë realitet. Një studim i botuar në Proceedings of the National Academy of Science tregon se te dy lloje brejtësish, ky gjen ka evoluuar.

KE: Kompanitë e mëdha të zbardhin pagën e femrave dhe meshkujve, ose gjobë

Postuar në 07 Mars, 2021 22:45

Komisioni Europian ka propozuar së fundmi një draft që parashikohet të detyrojë kompanitë e mëdha europiane të ofrojnë të dhëna për mënyrën si paguajnë gratë dhe meshkujt. Drafti sanksionon gjoba nëse këto të dhëna nuk sigurohen dhe nuk zbardhen. Drafti, sipas propozuesve synon të eliminojë diferencat në pagesat mes gjinive të ndryshme, ndonëse në BE ligji rregullon të drejtën për pagesa të njëjta që nga viti 1957. Aktualisht në bllok femrat paguhen 14.1% më pak se meshkujt dhe diferenca në masën e pensionit është 30%.

Merr fund dilema: Meshkujt janë biseksualë

Postuar në 22 Korrik, 2020 13:15

Një ekip studiuesish ka gjetur ato që ata i cilësojnë si dëshmi të biseksualitetit mashkullor. Në një studim, rezultatet e të cilit u publikuan në “Proceedings of the National Academy of Science”, ata përmblodhën të dhënat e mbledhura nga shumë studime të tjera të mëparshme mbi biseksualitetin mashkullor.

Standardi i diskrimiminimit që na vjen (edhe)nga Perëndimi

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:02

Revista ekonomike “Monitor” sjell në vëmendje një statistikë me shumë rëndësi, referuar kjo Institutit të Statistikave. Sipas kësaj statistike, kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri, paguajnë më pak femrat sesa meshkujt në masën 34%.

Meshkujt e '70-ës, modë apo dikush donte të tallej?

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 13:53

Vitet ’70 njihen si vite të ndryshimeve të mëdha. Por po të jetë për modën e meshkujve, apo një pjesë të saj, mund të thuhet se ajo duhet harruar. Disa foto më poshtë paraqesin disa veshje që sot jo vetëm ngjajnë komike, por bashkë me mënyrën e ekspozimit, kombinimin dhe pozimin e modelëve, të bën të mendosh se ke të bësh me ndonjë pararendës të papromovuar të filmave të Jim Carrey. Fotot e me to modelet nuk kanë nevojë për ndonjë koment pasi ato nuk mund të mos i shikosh pa qeshur.

Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:12

PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.

Subscribe to RSS - meshkujt