mesazhet

Von der Leyen, sërish nën "lupë" për mesazhet me CEO-n e Pfizerit

Postuar në 17 Shtator, 2021 14:12

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të mesazheve të shkëmbyera me CEO-n e kompanisë farmaceutike Pfizer.

Avokati i Popullit për BE-në, Emily O'Reilly, ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me këto mesazhe, pasi “New York Times” raportoi në prill për bisedat me zë dhe me mesazhe që von der Leyen kishte pasur me shefin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla.

Amazon blen aplikacionin që do ta afrojë me qeverinë amerikane

Postuar në 27 Qershor, 2021 14:00

Amazon ka blerë aplikacionin e mesazheve të koduara, Wickr. Ndër më të sigurtit në treg, ky i fundit është përdorur nga shumë agjenci qeveritare në SHBA.

Marrëveshja u njoftua nga të dy kompanitë të premten, pa dhënë detaje mbi shifrën e paguar nga gjiganti i shitjeve online, raporton The Verge.

Një politikë që i flet vetëm Vetes

Postuar në 23 Maj, 2020 15:18

Me kë e ka ambasadorja amerikane Yuri Kim? Kujt i drejetohet mesazhi i saj për një marrëveshje kundër reformës në drejtësi? Ja një pyetje enigmë që të kujton konkurset e revistës “Horizonti”. Ambasadorja e do shumë popullin shqiptar, xhanëm këtë popull e duan të gjithë të huajt që kalojnë këtej. Por ajo nuk flet me gjuhën e popullit të cilin ndoshta imagjinon edhe se e përfaqëson.  Ajo flet me një gjuhë të koduar që e kuptojnë vetëm 3-4 veta, 50-100 të tjerë e interpretojnë sipas midesë së katërshes së parë dhe pastaj rrjedha e thashethemit shkon deri te fatorinoja i urbanit.

Dy mesazhe urimi për Metën nga Beogradi, pa iluzione për të ardhmen

Postuar në 10 Maj, 2017 17:38

Me një tekst të shkurtër urimi dhe me një përmbajtje të qartë diplomatike presidenti në detyrë i Serbisë Tomislav Nikoliç ka uruar presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjen në detyrën e kreut të shtetit shqiptar.  Në  telegramin e urimit Presidenti i Serbisë shkruan: “Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen. Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë”.

“Jemi në vitin 2016. Askush nuk do t’ia dijë për lirinë”

Postuar në 02 Janar, 2017 23:56

E keni parë filmin e ri Assassin's Creed? Nëse jo, nuk është keq t’i hidhni një sy. Nisesh të shlodhesh për të parë një film aksion, që pavarësisht ekzagjerimeve dhe fluturimeve në skena dhe dimensione jashtë realitetit nuk të angazhon, por përfundon duke gëlltitur mesazhe politike. Të tharta goxha madje.

Skenari është i thjeshtë: e mira përballë të keqes.  E mira e maskuar nën petkun e të këqinjve “që punojnë në errësirë për dritën” dhe e keqja, që është establishmenti, ai i vërteti, që tërheq fijet e i cili kërkon themelimin e një rendi të ri.

Mesazhe solidariteti me Turqinë

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:00

Sulmet e një dite më parë në aeroportin e Stambollit u përcollën me ndjenjë solidariteti nga Tirana zyrtare. Presidenti Nishani në reagimin e tij thotë se ndihet i revoltuar dhe dënon me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që sipas tij synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike.

Subscribe to RSS - mesazhet