merimangat

E rrallë/Në Greqi, merimangat pushtojnë me rrjetë 1 ha sipërfaqe në pak ditë(video)

Postuar në 18 Tetor, 2018 16:17

Një hektar rrjetë merimange në vetëm pak ditë. Kjo ka ndodhur në Greqi, konkretisht në liqenin Vistonida në veri të vendit. 1000 m i gjatë dhe 10 m i gjerë, rrjeta e merimangës ka përparuar në mënyrë të paprecedentë, ndërkohë që dy vjet më parë, në një tjetër liqen, në liqenin Etoliko, rrjeta eci deri në 300 m. Biologët thonë se kjo dukuri lidhet me rritjen e temperaturave dhe lagështisë, shtimin e mizave dhe mushkonjave që janë ushqim për merimangat, të cilat edhe çiftohen në rrjetën që krijojnë. Më poshtë pamjet e sjella nga kjo shfaqje e pastër invadimi:

Subscribe to RSS - merimangat