meksika

Drejt ditës zero

Postuar në 25 Shkurt, 2024 15:23

Mexico City, një metropol me afro 22 milionë banorë dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, po përballet me një krizë të rëndë uji. Shkaqet për këtë nisin që nga pozita gjeografike, te zhvillimi kaotik urban e deri të infrastruktura problematike, elementë të cilëve u shtohet ndryshimi klimatik.

Vitet e fundit, sasia e reshjeve është reduktuar, periudhat e thatësirës janë zgjatur dhe temperaturat janë ngritur. Kjo ka shtuar stresin mbi një sistem uji që po që e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë kërkesën në rritje. Kufizimet janë bërë normale.

'Alienë' 1000-vjeçarë në Parlamentin e Meksikës

Postuar në 13 Shtator, 2023 19:38

Fosilet e dy qenieve që supozohet se kanë qenë alienë janë ekspozuar në Parlamentin e Meksikës. Në një seancë speciale, trupat iu përshkruan të pranishmëve si 100-vjeçare, nga gazetari dhe shkencëtari i UFO-ve, Jaime Maussan. Ato janë gjetur në Cusco, Peru.

"Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit të botës sonë. Ato janë gjetur të fosilizuara në një minierë", tha Maussan.

Sekretet e fundit të Gabriel Garcia Markez

Postuar në 25 Janar, 2022 09:34

Shërbimet sekrete meksikane e kanë spiunuar Gabriel García Markez për dekada të tëra, pasi e konsideronin agjent propagande të Kubës dhe Bashkimit Sovjetik.

Ky fakt zbulohet të një shkrim të “El Pais”, e cila së fundi ka pasur akses në arkivat e agjentëve sekretë në Mexico City.

Marrëveshja sekrete e Biden: Të jap vaksinën, ndalo emigrantët

Postuar në 19 Mars, 2021 10:44

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i  japin Meksikës 2.5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Ajo që duket si përgjigjja e dhënë kërkesës për ndihmë nga presidenti meksikan në fakt rezulton një marrëveshje e tipit “më jep të të jap”. Donacioni përkon me një seri kërkesash që administrata e Bidenit i ka dërguar vendit fqinj për të kufizuar krizën e migrantëve përgjatë kufirit.

“Spektakli ekonomik i Trump do të dështojë, jam i sigurtë”

Postuar në 18 Janar, 2017 16:57

Ekonomisti i njohur amerikan dhe  fitues i çmimit “Nobel” në Ekonomi, Joseph Stiglitz ka bindjen se politikat ekonomike që ka ndërmend të ndjekë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump veçanërisht mbi importet janë të destinuara të dështojnë, duke folur për  perspektivën e një "luftë tregtare", me vende si Kina apo Meksiko.

"Kjo nuk do të funksionojë, unë jam i sigurtë", u tha ai gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik Botëror në përgjigje të një pyetje në lidhje me kërcënimet e manjatit amerikan për rritjen e tarifave mbi mallrat e importuara, sidomos automobilëve.

Gardh kufitar edhe me Kanadanë?

Postuar në 03 Janar, 2017 15:23

Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.

Arkitektët meksikanë: Muri i Trump, i pamundur të ndërtohet

Postuar në 07 Nëntor, 2016 18:23

Arkitektë të firmës, "Estudio 3.14" në Guadalajara kanë konkluduar se muri i gjatë 1,954 milje do të kushtonte 15-25 miliardë dollarë. Ai do të kërkonte angazhimin e 21 mijë agjentëve. Një çmenduri e vërtetë. Më poshtë foto të projektit të imagjinuar nga firma meksikane: 

 

“Patricia”, urgani më i fuqishëm i regjistruar në Hemisferën Perëndimore godet sot Meksikën

Postuar në 23 Tetor, 2015 19:50

325 km/orë shpejtësia e erës e bën uraganin “Patricia” më të fuqishmin të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Perëndimore. Rekordi deri më tani mbahej nga tajfuni “Haiyan” i vitit 2013 me shpejtësi ere 315 km/orë. Uragani, i kategorisë 5, po i drejtohet Meksikës juglindore dhe pritet të godasë sot.

Subscribe to RSS - meksika